Edi Rama e ka ndarë mendjen; nga nesër datë 15 tetor 2020 e në vazhdim do gjobitet cilido që nuk mban maska në rrugë. Mijëra policë të policisë së shtetit dhe të policive bashkiake do lenë punët e tjera dhe do turren të kapin qytetarët nëpër rrugë apo sa dalin nga shtëpitë, një çmenduri, pasi OBSH dhe ekspertët deklarohen se maskat në rrugë duhet të jetë çështje e dëshirës së sejcilit e jo me urdhër apo me gjoba.
Gjithsesi kryeministri e ka marrë vendimin, ndaj nga nesër gjobë 30 mijë lekë si dhe nëse e përsërit ke 60 mijë lekë gjobë. Qytetarët të cilët kapen pa kartë identiteti me vete dhe që nuk kanë maskë shoqërohen në komisariatin e policisë.
Qeveria, sipas LSI, po ndihmon dy kompani që prodhojnë maska që ti shesin si dhe me këtë rast mbush edhe arkën e shpuar të buxhetit të shtetit, sepse koncensionet, tenderimet dhe PPP-të e kanë tharë buxhetin prej muajsh