Tritan Shehu/Bravo naftetareve, por dhe minatoret duhet te reagojne!

E mërkurë, 14 October 2020 11:44

Nga Tritan Shehu

Bravo naftetareve, por dhe minatoret duhet te reagojne!
Memaliaj, nje qytet qe ka egzistuar me minierat e qymyrit duke arritur ne 2800 minatore ne vitet 80-te, tashti eshte i zhytur ne varferi e braktisje te cdo lloji:
--Kjo qeveri mbylli dhe spitalin e atij qyteti kur ai mund te kthehej ne nje qender lokale parandalimi, mjekimi, reabilitimi etj per disa nga semundjet profesionale te minatoreve te qymyrit a me shume. Nje pjese e madhe e atyre vuajne nga demtime te renda pulmonare, qe kane nevoje per ndihme e mbeshtetje te specializuar dhe qe fatkeqesisht jua shkurtojne shume jeten apo demton rende cilesine e saj.
--Nuk ka asnje kujdes te vecante per gjendjen shendetesore te tyre ne nivel te kujdesit paresor, per vaksinimin gratis qofte edhe per virozat periodike, egzaminimet speciale laboratorike, pulmonare e kardiake, qe duhet te bejne periodikisht, rimbursimit te mjekimeve qofte dhe akute. Te ndodhur ne kete gjendje shendetesore edhe pasojat e semundjeve te tjera. qofte dhe te gripit te zakonshem jane shume me te renda se sa mbi pjese te tjera te popullesise etj.
--Nuk ka asnje zhvillim per pensionet suplementare te domosdoshem te tyre, per keto vite qe u kane mbetur per te jetuar. E njejta gje edhe ndaj familjeve te atyre ish minatore, qe nuk jetojne me, duke u ndare ne moshe te re e varferi te plote.
Dhe te gjitha keto elemente se bashku me te tjere te lidhura me transportin, jeten sociale etj perbejne “Statusin e Minatorit”.
Fatkeqesisht kjo Qeveri e papergjegjeshme e hodhi ne kosh projektin e paraqitur disa kohe me pare duke lene ne harese gjithecka, megjithe premtimet ne 3 D qe ka bere.
Ne keto kushte ka vetem nje mundesi, presioni i forte i atyre, organizimi i mire e protestat e pa lekundeshme, te cilat une dhe si i votuar nga ata njerez i inkurajoj, duke i cilesuar te domosdoshme dhe legjitime.
Rilindja nuk kupton gjuhe tjeter percse asaj te presionit e forces popullore.
Kush ka akoma ka iluzione se mund te vendose jo vetem te drejtat sociale, por dhe ato universal demokratike me lutje, letra, diskutime etj nuk ka kuptuar asgje nga sa ka ndodhur keto vite ne Shqiperi.
Regjimet shemben!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...