“Shumë shpejt nivel alarmant infektimesh e vdekjesh nga COVID”, paralajmërimi i Bashës: Vendi afër greminës

E mërkurë, 14 October 2020 13:31

 

Kryeopozitari Lulzim Basha ka dhënë sot alarmin në lidhje me situatën e shkaktuar nga COVID-19, si dhe atë çka mund të ndodh në vijim, ku flet për shifra të mëdha infektimesh dhe vdekjesh. Kreu i PD-së tha se vendi ndodhet afër humnerës si nga aspekti i shëndetësisë dhe ai ekonomik.

Mes të tjerash ai bëri thirrje që të nisin hetimet për ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe institucionet e tjera përgjegjëse për situatën.

 

“Kemi 6 muaj që bëjmë thirrje që mijëra mjekë të familjes të bëhen pjesë e betejës që po bëhet edhe më e ashpër, më infektuese, më vdekjeprurëse për bashkëqytetarët tanë. Dje thash se spitalet janë mbushur. Askush nga qeveria nuk ka pranuar. Se hodhën as poshtë dhe të thoshin është e pavërtetë, apo dhe e vërtetë. Heshtje totale! S’fshihet dielli me shoshë. S’mundet të pranojmë si opozitë se një çështje që ka të bëjë me jetën e çdo shqiptari, e gjeli të vazhdojë të kakarisë si pulë nga mëngjesi në darkë. Për të fshehur realitetin e hidhur për të cilin është përgjegjës me batuta qesharake. Nuk ka asnjë alibi, ka vetëm keqqeverisje. Vjedhje e shpërdorim të detyrës në kuptimin politik të fjalës dhe shpërdorim të detyrës për kuptim penal. Sot duhet të kishte nisur hetimi për përgjegjësit, për ministren e shëndetësisë dhe të tjerët. Të gjithë kanë nisur nga puna për mbajtjen nën kontroll të shpërthimit vertikal të kurbës së infektimeve. Masa e suksesit nuk është që të fusë kokën si struc, dhe të thuash; “keni fat që infektimet s’kanë arritur tavanin e rekordit dhe vdekjet s’janë në nivelet alarmante”. Pasi kur të jemi aty, se do të jemi shumë shpejt, do dalësh e do brroçullitësh. Sot nuk ka kohë për të pritur, dhe në rrafshin e shëndetësisë dhe atë ekonomik. Vendi është afër greminës.”, pohoi Basha

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...