Nora Malaj ironizon Ramën: Kur gazetarët të hedhin në knock down

Premte, 16 October 2020 13:35

 

Ish-deputetja e LSI-së, Nora Malaj ka komentuar sjelljen e kryeministrit Edi Rama mbrëmë në emisionin ”Opinion”, ku thotë se gazetarët e hodhën në knock down. ”Ishte totalisht dëshpëruese dhe reale arroganca e tij në pamundësi për t’u përballur me ca të vërteta që ulërasin. Çfarë mjerimi intelektual dhe çfarë fyerje për shqiptarët, intelektin dhe dashurinë që kanë ata për vendin, jo vetëm në Shqipëri, po kudo në botë! Dhe të mendosh që ky mavri-mavi drejton edhe OSBE”,- shkruan Malaj në facebook.

Postimi i plotë

E filloi dhe e përfundoi me një gjuhë fyese, denigruese dhe çmendarake të gjithë ballafaqimin me gazetarët.
Intimidoj, fyeu e shau, cilin do që i erdhi ndërmend. Nuk kurse zotin Rakipllari që me qytetari u mundua të krijonte dialogë, po çmendaraku nuk hante llogjikë, nuk kurseu zonjushën gazetare që me stil dhe shumë mençuri e tepër e përmbajtur, ”gëlltiti” gjuhën seksiste dhe agrrogante të çmendarakut dhe përballoj me kurajo e qetësi llogoren e tij pa argument.

Nuk mundi ta përballoj dot dhe nga gjuha e trupit e tradhtoj në përballjen me Z. Shullaku. Dhe as miqësia me zotin Vangjeli nuk e ndihmojë! Ishte totalisht dëshpëruese dhe reale arroganca e tij në pamundësi për t’u përballur me ca të vërteta që ulërasin. Çfarë mjerimi intelektual dhe çfarë fyerje për shqiptarët, intelektin dhe dashurinë që kanë ata për vendin, jo vetëm në Shqipëri, po kudo në botë! Dhe të mendosh që ky mavri-mavi drejton edhe OSBE.

Pu pu pu cfarë po kohe po kalojmë. Dikur kishim burra shteti, sot kemi burra me metra të gjatë që gjatësinë e shesin për vlerë dhe garanci “që nuk janë hajdutë”? . I vetmi argument dhe lajtmotiv i bisedës se ”Unë nuk jam hajdut se jam dy metra i gjatë”. Lumi që mori Vunonë po merr edhe vendin tonë me ketë njeri jashtë çdo standari social dhe humanë. Teksa e shihja skenën m’u kujtuan vargjet e të madhit Dritëro. ”Ta kesh mik të prish punë, ta kesh armik, të ha munë”. E unë ne fakt e kam shok fëmijërie.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...