Meta vlerëson katër futbollistë të “Partizanit” dhe Kombëtares: Burim i pashtershëm frymëzimi, shembuj të përsosur për brezin e ri

Premte, 16 October 2020 15:43

 

Presidenti i Republikës Ilir Meta vlerësoi me anë të një ceremonie solemne katër futbollistë shquar të ekipit “Partizani” dhe atij Kombëtar shqiptar.

Presidenti i Republikës i akordoi Mikel Jankut (pas vdekjes) Titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, me motivacionin “Në vlerësim jo vetëm të cilësive të një portieri të shquar, i cili e ka të gdhendur në historinë e futbollit shqiptar si “mburoja” e portës së “Partizanit” dhe e ekipit tonë Kombëtar, por edhe si gazetar dhe analist i shkëlqyer sportiv, i cili ka promovuar dhe mbrojtur me dinjitet e profesionalizëm vlerat sportive dhe qytetare.

Ndërsa me titullin Titullin “Mjeshtër i Madh” u vlerësuan Ilir Lame, Sulejman Starova dhe Ylli Shehu për kontributet e shquara si futbollistë të ekipit kryeqytetas “Partizani” dhe ato në Ekipin tonë Kombëtar.

Në fjalën e Tij drejtuar sportistëve kampionë të futbollit, trajnerëve dhe veteranëve të, miqve dhe familjarëve të tyre, Presidenti i Republikës u shpreh se është shumë kënaqësi të vlerësojë kontributin dhe karrierën e suksesshme por dhe të lavdishme të futbollistëve të njohur të ekipit ‘Partizani’ por dhe Ekipeve Kombëtare, ikonave të futbollit shqiptar

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...