Greva e urisë së naftëtarëve, ish-deputetja e LSI i kthehet Ramës: Pse gënjen kur thotë se shteti nuk ka asnjë përgjegjësi

Premte, 16 October 2020 17:14

 

Ish deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj përmes një mesazhi në ‘Facebook’ i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që t’i kthejë përgjigje naftëtarëve që kanë prej ditësh në grevë urie.

Teksa e cilëson Ramën si gënjeshtar patologjik, Mehmetaj thekson se ai gënjen kur thotë se shteti nuk ka asnjë përgjegjësi për naftëtarët.

 

“Mjaft me mashtrime, Edi Rama tu përgjigjet naftëtarëve, jo për keqardhje, por sepse e detyron ligji. Tu përgjigjet naftëtarëve se do jet përjetë në turpin e tij e të Partisë Socialiste që nga njëra e Fierit harxhohen miliona euro për një incenerator të panevojshëm i cili ende nuk është vendosur në punë e nuk ka fare të punësuar, e nga ana tjetër lihen pa bukë më shumë se 900 familje fierake e mallakastriote, familjarët e të cilëve ua kanë dedikuar jetën e tyre sektorit të naftës.”, shkruan Mehmetaj.

 

POSTIMI I PLOTE
Edi Rama-Gënjeshtari patologjik!
Edhe kush nuk i dëgjoi mbrëmë ulërimat gënjeshtare të Edi Ramës gjatë emisionit ‘Opinion’, me siguri ka shikuar nëpër lajme e rrjete sociale veprimet e tij të lajthitura që u bënë virale. Ndër lumin e gënjeshtrave që ai tha dje, dua të veçoj ato drejtuar Rafinerisë së Ballshit kur prej dy javësh naftëtarë burra e gra janë futur në grevë urie.
Për këdo që nuk e njeh situatën në Rafinerinë e Ballshit duhet të dijë se Kryeministri gënjen kur thotë se ajo është e degraduar, gënjen kur thotë se shteti nuk ka asnjë përgjegjësi kundrejt rafinerisë dhe punonjësve të saj, gënjen kur thotë se ata nuk i duan pagat sociale. Ajo që duhet të kuptojmë të gjithë është vjedhja e korrupsioni masiv që oligarkët e Edi Ramës kanë bërë në kurriz, jo vetëm të naftëtarëve, por të gjithë shqiptarëve.
Disa herë është shpjeguar publikisht se gjatë privatizimit të ARMO-s shteti shqiptar mbajti rreth 15% të aksioneve pikërisht për të ruajtur interesat kombëtare sa i takon rafinerisë si aset por njëkohësisht edhe punonjësve. Disa herë publikisht naftëtarët kanë shpjeguar se kanë fituar me gjyq të drejtën për të marrë pagat e prapambetura e për zbatimin e këtyre vendime të gjykatës duhet të sigurohen institucionet shtetërore (si përmbarimi).

Disa herë publikisht naftëtarët kanë deklaruar se kur kanë vajtur në zyrat e punës për të kërkuar “pagat sociale” që përmend Edi Rama, u është thënë se ata figurojnë të punësuar.
Disa here, naftëtarët publikisht kanë kërkuar të drejtat që u vijnë si rrjedhojë e Statusit të Naftëtarit që qeveria refuzon t’jua njohë.
Nga ana tjetër rafineria nuk është e degraduar, ama degradimi i rafinerisë dhe mos vendosja e saj në punë i intereson oligarkëve të Edi Ramës. Së pari që ta përdorin duke mos i paguar asnjë detyrim shtetit e punonjësve e së dyti për të futur në tregun shqiptarë naftën me çmimim më të lartë e abuzues në rajon.
Edi Rama që as nuk di e as nuk do të mësojë, sepse për të parësor janë interesat e xhepave të tij, të lexojë raportet e të dëgjojë ekspertët se sa lehtësisht vendoset në punë rafineria. Edi Rama i oligarkëve tu shpjegojë shqiptarëve se çfarë po bëhet me Albpetrolin, vendburimet e saj e punën që bën për nxjerrjen naftës. Kështu edhe qytetarët do e kenë të qartë skemën gjigande të korrupsionit që luhet në sektorin e naftës.
Mjaft me mashtrime, Edi Rama tu përgjigjet naftëtarëve, jo për keqardhje, por sepse e detyron ligji. Tu përgjigjet naftëtarëve se do jet përjetë në turpin e tij e të Partisë Socialiste që nga njëra e Fierit harxhohen miliona euro për një incenerator të panevojshëm i cili ende nuk është vendosur në punë e nuk ka fare të punësuar, e nga ana tjetër lihen pa bukë më shumë se 900 familje fierake e mallakastriote, familjarët e të cilëve ua kanë dedikuar jetën e tyre sektorit të naftës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...