Kryemadhi: Veprimet dhe sjelljet e Ilir Metës si president, më të mirat në karrierën e tij politike. E sinqertë dashuria për Margarita Tutulanin

Premte, 16 October 2020 22:01

 

E ftuar në emisionin ‘java’ në RTSH kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka komentuar mbi rolin e bashkëshortit të saj, Ilir Meta në postin e Presidentit të Republikës. Kryemadhi u shpreh se sjelljet dhe veprimet e Ilir Metës në presidencë janë më të mirat në karrierën e tij politike. Duke folur mbi deklaratën e Presidentit të Republikës për Margarita Tutulanin, Kryemadhi theksoi se ajo është e sinqertë duke parë lidhjen shpirtëtore që ka Ilir Meta me luftën nacional çlirimtare.

Meqë përmendët Presidentin e Republikës i cili ka qenë dhe ish-Kryetar i partisë suaj dhe themelues i partisë suaj, një deklaratë e habitshme e tij, dua më shumë Margaritën sesa Monikën dhe këtë e bënte në një replikë me një burrë tjetër të cilit ju dhe burri juaj keni vite që i numëroni gratë e jetës së tij…
Njeriu e zgjedh vetë standardin e jetës por unë një gjë dua të them, që në të gjithë historinë dhe në të gjithë debatin që ndodhi, unë jam e bindur që sjellja dhe veprimet e Ilir Metës kanë qenë si asnjëherë tjetër përsa i përket karrierës së tij politike si President. Mendoj që gazetarët Ilir Metën nuk duhet ta gjykojnë nga statuset e tij të Facebookut por duhet ta gjykojnë nga vendimet që ka bërë dhe vendimet e Ilir Metës si President kanë qenë vendime jo vetëm kushtetuese të cilat kanë marrë vulën dhe miratimin e Komisionit të Venecias por kanë qenë dhe vendime shumë patriotike për këtë ua garantoj. Përsa i përket të qenurit i majtë dhe përsa i përket të qenurit patriot dhe ajo që mendoj dhe që është jetësore në përditshërinë e Ilir Metës, lidhja e tij familjare me luftën anti-fashiste Nacional Clirimtare, unë e kuptoj që dashuria e sinqertë e Ilir Metës është më e madhe për Margarita Tutulanin se për mua. Pse e them këtë? E them sepse adhurimi i Ilir Metës për heronjtë e luftës nuk është tani, por që kur ka qenë student i dhjetorit. Ilir Meta ka qenë student i dhjetorit dhe ka qenë përballë Ramz Alisë, mbrapa Azem Hajdarit, mbrapa Arben Imamit gjatë kohës që ndërtohej pluralizmi. Një nga arsyet e distancimit të Ilir Metës ishte lufta Nacional-Çlirimtare, ishte rrënimi i vlerave dhe ndërtimit e rindërtimit të Shqipërisë në ato vite, pavarësisht politikës. Unë mund të jem pak më tolerante, por Ilir Meta nuk të toleron në këtë gjë.
Unë nuk kam parë që dekorohet ndonjë për së gjalli. Unë jam parë vetëm ambasadorë që dekoron ambasadorë pafund për hapje negociatash, por unë negociata nuk kam parë deri më sot. Të jeni të bindur që dashuria e Ilir Metës për Margarita Tutulanin është e sinqertë. Mos harroni që dhe Afërdita Tutulani, motra e Margarita Tutulanit ka qenë një nga themelueset e LSI

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...