Monika Kryemadhi përlotet gjatë takimit me gratë naftëtare

Saturday, 17 October 2020 20:31

 

Në ditën e tretë të grevës së urisë të grave naftëtare, ata janë vizituar nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Kryemadhi e ka cilësuar grevën e urisë duke hequr një paralele me djegien e mandateve të opozitës, që sipas Kryemadhit po nuk bë një hap i tillë ekstrem nuk kujtohet njeri për ta.

Gjatë bisedës Kryemadhi është përlotur, siç shikohet edhe nga videoja e mëposhtme.

 

“Ne që të vijmë këtu duhet të bëjmë. Nuk dua të përfshihem politikisht dhe kjo edhe keqkuptohet. Ne e kemi më të vështirë si gra të vijmë se përfshihemi emocionalisht. Të jesh grua në shtëpi, të mbash fëmijët e punët por të punosh edhe në naftë dhe të mos paguash… Unë mendoj për zgjidhjen e cila nuk është vetëm te pagat, por te vazhdimësia e cila është ndër gjërat e panegociueshme. Njerëzit nuk e dinë pse jeni në grevë urie. Njerëzit nuk e dinë që kjo ka ndodhur me një firmë. Unë po e studioj këtë si histori. Që ku nisi protesta për Poçemin. Unë mendoj se evidentimi i problematikave është mjaft i rëndësishëm. Pozicioni juaj është si djegia e mandateve tona, që po nuk bëmë një hap të tillë nuk kujtohet njeri për ne. Ne duhet të shohim se kush është ngërçi. Problemi është se këtu koka është po e njëjta. Problemi është se e kemi diskutuar edhe me Kejdin që është gocë Mallakastër. Zonjat e Fierit do të vijnë në Tiranë për shkak të lëvizjeve sociale“, tha Kryemadhi

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...