Rama e kap keq me BE: Do të martohet me ne por s’na flet. Krimi i organizuar, jo veç në Shqipëri

Diel, 18 October 2020 11:37

 

I pranishëm në Forumin “Europa Park” në Gjermani, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama foli ndër të tjera edhe për krimin e organizuar ndërkombëtar. kreu i qeverisë tha se gazetat e ekzagjerojnë të vërtetën, pasi krimi nuk është vetëm shqiptar, por ndërkombëtar. Ndër të tjera, Rama theksoi se krimi i organizuar është ndërkombëtar, ndërsa theksoi se nuk mund të citohet se krimi është vetëm në Shqipëri.

”Të vritesh nga rrjetet sociale dhe nga gazetat nuk mendoj se është burimi për të projektuar të ardhmen. Që një Evropë që nuk po funksionon mirë me 27, a mund të funksionojë me 33, normal që është e vështirë. Jo nuk mundet është e pamundur, por kjo nuk nënkupton se nuk është e zgjidhshme n.q.s fuqitë e mëdha nuk gjejnë mënyra për ta përshtatur mekanizmin. Kur bullgarët donin të hynin në BE mendoni se ato do t’i vrisin. Kur donin të hynin Romunët, mendonin se do përplaseshin me lejlekë. Krimi i organizuar është ndërkombëtar, jo vetëm shqiptar. Nuk ka vetëm një person kriminal që nuk ka të paktën 4 kode numrash, në Gjermani, Hollandë, etj. Si është e mundur që shërbimet sekretë=e në Be nuk i ndajnë këto të dhëna. Si e lufton terrorizmin kur nuk e di se kush vjen këtu nga Franca dhe kush shkon në Francë. Duke folur për krimin në Hollandë, shqiptarët janë gjëja më e keqe, kjo ëhstë e mirë për politikën, por nuk është e vërtetë. Lexova një lajm që një tjetër bandë shqiptare u shpërbë dhe kur e lexova, vetëm dy prej tyre ishin shqiptarë nga 6o vjeç e sipër dhe të tjerët ishin të huaj”, tha Rama.

 

Për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, përmes batutave Rama tha se Europa do të martohet me Shqipërinë por nga ana tjetër nuk i flet asaj. ”Pozicioni ynë është shumë më i çuditshëm ne jemi të verbuar nga dashuria për evropën, evropa thotë se do të martohet me ne, po a mund të martohesh me dike që nuk flet. Si mund të martohesh me dikë që nuk i flet. Anëtarësimi do të vijë për pasojë të saj por negociata është reale për ne dhe ti privosh vendet nga kjo është e pakuptimtë, tu japësh vendeve këtë instrument është ti ndihmosh ata. Ejani të vizitoni Shqipërinë është larg vetëm disa orë. Nuk do të pendoheni. Për të huajt është vendi më i sigurt në Europë”, tha më tej Rama

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...