“Kur para syve tanë konsumohet një dramë”/ LSI 5 pyetje kryeministrit Rama për shitjen e Rafinerisë së Ballshit

Diel, 18 October 2020 12:01

 

Ish-drejtoresha e Tatimeve me PS, tashmë nënkryetarja e LSI-së për Tiranën, Briseida Shehaj përmes një statusi në Facebook thotë se para syve tanë po konsumohet një dramë, duke iu referuar kështu rastit të Rafinerisë së Ballshit, ku punëtorët nuk marrin rrogat, e disa gra janë ngujuar pas burrave, në grevë urie.

Shehaj shprehet se duhet të informohet kryeministri Rama që në shitjen e Rafinerisë së Ballshit është shkelur ligji, shteti nuk ka fituar asnjë cent dhe se të vetmit përfitues të atij ankandi kanë qenë Banka dhe kompanitë, që kanë keqadministruar Rafinerinë.

 

STATUSI I PLOTE

Kur para syve tanë konsumohet një dramë, që përfshin gra me sëmundje të pashërueshme e të tjera në gjendje katastrofale të lindin disa pyetje:

 

1. A ka informuar Ministra e Financave Kryeministrin se Administrata Tatimore është në një proces gjyqësor për pronësinë e Rafinerisë së Ballshit?
2. A ka informuar Ministria e Financave Kryeministrin se Kompania Përmbarimore, që ka zhvilluar ankandin për shitjen e Rafinerisë së Ballshit ka shkelur ligjin, duke hapur një ankand për një aset, që i përkiste shtetit, bllokuar për llogari të tij për shkak të borxheve të mëdha të mbartura në vite, si pasojë e keqmenaxhimit nga kompanitë?

3. A e di Kryeministri se Kompania Përmbarimore (për të cilën gazetarët dhe mediat duhet të hulumtojnë) ka shitur që në ankandin e parë, në shkelje flagrante të ligjit për ankandet Rafinerinë?
4. A e di Kryeministri se ankandi i parë dhe i vetëm është bërë me kompensim dhe jo me vlerë e ku shteti nuk ka marrë mbrapsht asnjë cent nga miliardat e borxheve të kompanive?
5. A e di Kryeministri se të vetmit përfitues të atij ankandi kanë qenë Banka dhe kompanitë, që kanë keqadministruar Rafinerinë?
E ftoj Kryeministrin e vendit, që pasi të informohet nga institucionet përkatëse, pasi të shohë edhe këtë foto drame të reagojë e të mos lejojë askënd të vjedhë gjakun dhe djersën e shqiptarëve

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...