Ish-ministri i PS, Elmaz Sherifi: Rama në Gjermani në 2020, si Noli në Zvicër në 1924!

Hënë, 19 October 2020 08:22

 

Nga Elmaz Sherifi, ish-ministër i PS

“Rama në Gjermani në 2020, si Noli në Zvicër në 1924” !

 

Rama shkoi në Mynih për të mohuar të gjitha kritikat që perëndimi bën ndaj keqqeverisjes së Shqipërisë.
Jo pa qëllim ai deklaron publikisht, se nuk ka kushte për hapjen e negociatave. Këtë e deklaroi edhe në Mynih. Sipas tij në Shqipëri nuk ka krime e kriminelë, por Europa nuk do që t’i hapë negociatat. Ato fenomene janë në Gjermaninë e Merkel, e cila ka marrë katër mandate qeverisje. Atë model do të ndjekë edhe Rama, prandaj, pas ëndrrës për mandatin e tretë, fantazon për mandatin e katërt.
Edhe idhulli i tij, Noli, më 10 shtator 1924 mbajti një fjalim në Mbledhjen e Asamblesë së Lidhjes së Kombeve në Zvicër dhe kritikoi ashpër sekretarin e Përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve që nuk i jepte 300 miljonë fr.ari për zhvillimin e ekinomisë.
Noli i befasoi të gjithë kur deklaroi, se nuk ia jepnin ndihmën, se e quanin kryeministër që erdhi në pushtet me kryengritje dhe Shqipëria ishte pa parlament.
Ne, tha Noli- do të qeverisim edhe tre vjet pa parlament, sepse parlamenti sipas tij, ishte vendi i fjalëve dhe gazrave, ashtu si e quajti Lidhjen e Kombeve “vendi i fluskave” !
Historianët e dinë si rrodhën ngjarjet. Noli iku nga pushteti brenda dy muajve.
Edhe Rama po jep prova para institucioneve ndërkombëtare, se ai është kundër integrimit në BE.
Ka dhënë prova e fakte se ai është kundër integrimit, pasi është i dashuruar me pushtetin.
Aq i dashuruar është me pushtetin, sa e mbron hapur krimin ekonomik.
Po ua kujtoj ngjarjen me inceneratorët.
Ku janë pronarët e tyre, që nuk dalin të mbrojnë bizneset e tyre, por i mbron me fanatizëm kryeministri Rama?
Pse shkoi në Fier ministri Klosi dhe nuk shfaqen pronarët e tyre, ashtu si ndodhi me Rrugën e Kombit kur iu vu flaka investimeve në Kukës. Edhe aty asnjëherë nuk doli pronari të negocionte me banorët e zonës, por shfaqeshin dy ministrat, i financës dhe infrastrukturës?
Me sa kuptohet, këta janë pronarët e tyre.
SPAK, kemi të drejtë të dyshojmë, apo ASPAK ?

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...