Çështja e detit në Hagë, ish-ministrja e LSI: Nxjerrë në pah se ku qëndron ngërçi i bisedimeve, Rama me dy fytyra

Tuesday, 20 October 2020 20:14

 

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka reaguar në lidhje me marrëveshjen e detit mes Greqisë dhe Shqipërisë, ku çështja do të shkojë në Gjykata e Hagës.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Gjosha theksoi se dërgimi i çështjes së detit në Hagë, pa nxjerrë në pah se ku qëndron ngërçi i bisedimeve.

 

Mes të tjerash, Gjosha pohoi se sot qytetarët panë një kryeministër me dy fytyra, që herë sipas saj ushtron presion ndaj Greqisë siç bëri edhe në 2014 dhe herë përulet me nderim ndaj shtetit fqinj.

 

REAGIMI I GJOSHËS
Dërgimi i cështjes së detit në Hagë, nxjerrë në pah se ku qëndron ngërçi i bisedimeve, duket qartë se fsheh shumë të panjohura dhe një mungesë të theksuar transparence. Përderisa vendet kanë pasur mos dakordësi, do të thotë se bisedime për marrëveshje ka pasur! Pyetja ime për Kryeministrin është: Çfarë është diskutuar për cështjen e detit dhe ku ka çaluar marrëveshja? Besoj që opinioni publik meriton të njihet me të vërtetën!
Sot pamë një Kryeministër me dy fytyra, që herë ushtron presion ndaj Greqisë siç bëri edhe në 2014 dhe herë përulet me nderim ndaj shtetit fqinj. Nuk e di nëse është pozicioni i Ministrit të Jashtëm ky i sotmi, por që realisht tregon një mungesë koherence dhe vazhdimësie në politikën e jashtme.
U mundua të hiqte vëmendjen e çështjes së detit duke folur për Presidentin e Republikës. Por harroi që uli vendin e tij përballë vendit tjetër dhe tregoi edhe njëherë se politika e tij është e lodhur, jo përfaqësuese dhe denigruese për vendin!

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Nuk ka trëndafil që e zbukuron maskën e zezë që mbani në turinj z. Kryeministër!

Politikë

Nuk ka trëndafil që e zbukuron maskën e zezë që mbani në turinj z. Kryeministër!

Nuk ka trëndafil që e zbukuron maskën e zezë që mbani në turinj z. Kryeministër! ➡️Pak për "pasojat e Tërmetit" dhe krekosjen prej mashtruesash të atyre që e kanë detyrë të...

Mjerimi me emrin RILINDJE

Politikë

Mjerimi me emrin RILINDJE

Nga Arjan Kllomollari:Mjerimi me emrin RILINDJE:Mjerim i ulur kembekryq ne sofren e pabuke te cdo shqiptari.Dhe si nje mik i paftuar, barkderr vazhdon vazhdon te gllaberoje cdo therrime te saj.Mjerim...

Tragjedi në familjen shqiptare, flakët e zjarrit i marrin jetën 16-vjeçarit. Tezja shpëton nipin tjetër dhe mbesën. Prindërit ishin në...

Kronikë

Tragjedi në familjen shqiptare, flakët e zjarrit i marrin jetën 16-vjeçarit. Tezja shpëton nipin tjetër dhe mbesën. Prindërit ishin në...

Tragjedi në një familje shqiptare që jeton në Greqi. Flakët e zjarrit që përfshinë banesën ku jetonte çifti shqiptar me tre fëmijë, i kanë marrë jetën djalit të madh të...