LSI, Durrës: Më 25 prill Durrësi do t’i thotë “JO” sektit korruptiv të rilindjes dhe shkelësit do përballen me drejtësinë

Saturday, 24 October 2020 16:26

 

Lëvizja Socialiste për Integrim, Durrës, i bën thirrje SPAK-ut dhe Prokurorisë Durrës, të vënë përpara drejtësisë abuzimin në dëm të banorëve të lagjes 4 në Durrës.

Në një postim në Facebook, zëvendëskryetari i LSI, Durrës, Bujar Dima shkruan se “banorë të Durrësit kanë depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë Durrës ndaj Bashkisë Durrës për shpërdorimin e detyrës në dhënien e lejes së ndërtimit për shkollën 9-vjeçare “Bedie Bebeziqi”.

 

Më tej, Dhima shton se “sekti i betonit, korrupsionit dhe paligjshmërisë vazhdon me abuzime edhe në këtë situatë të vështirë në të cilën gjendet Durrësi. Më 25 prill Durrësi do i thotë JO këtij sekti korruptiv dhe të gjithë shkelësit do përballen me drejtësinë.”

Postimi i plotë i zv.kryetarit të LSI, Bujar Dhima

Thirrje SPAK dhe Prokurorisë së Durrësit të venë përpara drejtësisë abuzimin në dëm të banorëve të lagjes 4 në Durrës.

Banorë të Durrësit kanë depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë Durrës ndaj Bashkisë Durrës për shpërdorimin e detyrës në dhënien e lejes së ndërtimit për shkollën 9-vjeçare “Bedie Bebeziqi”. Banorët kanë depozituar një kallëzim penal në SPAK ndaj Bashkisë Durrës, FSHZH dhe firmës që po ndërton shkollën. Kallëzim është bërë edhe në KLSH për këtë abuzim.

Banorët e pallatit “Glemar”, i cili ndodhet ngjitur me shkollën “Bedrie Bebeziqi”, në lagjen 4, janë të shqetësuar. Shkolla e re që po ndërtohet me 5 kate pengon dritën, hapësirën, ajrin dhe pamjen.

Sipërfaqja e shfrytësimit është dhënë me 60 % në kundërshtim me VKM nr. 319, që përcakton se koefiçenti i shfrytëzimit nuk duhet të jetë më shumë se 30 % .

Shkolla nuk respekton distancën midis objekteve, distancë kjo që është vetëm 1 metër larg pallatit të tyre.

Leja e ndërtimit është dhënë në datë 21 shtator 2020 ndërkohë që punimet për rindërtimin e shkollës kanë filluar që në muajin korrik. Pa u dhënë leja e ndërtimit firma filloi punimet vetëm duke qenë të pajisur me Leje të Posaçme Zhvillimi.

I gjithë ky skandal duhet të përballet me drejtësinë.

SPAK dhe Prokuroria e Durrësit t’u japin drejtësi kësaj çështje abuzimi në dëm të banorëve.

Durrësi ka qenë dhe mbetet vatra e abuzimeve me ndërtimet, abuzime të cilat u shtuan në mënyrë të shfrenuar me rastin e Rindërtimit.

Sekti i betonit, korrupsionit dhe paligjshmërisë vazhdon me abuzime edhe në këtë situatë të vështirë në të cilën gjendet Durrësi.

Më 25 prill Durrësi do i thotë JO këtij sekti korruptiv dhe të gjithë shkelësit do përballen me drejtësinë

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...