Tedi Blushi:11 pyetje Endri Fugës dhe një sqarim gazetarëve për të çmendurën E.

Diel, 25 October 2020 17:59

 

Tedi Blushi, zëdhënës i Presidentit të Republikës ka reaguar ndaj deklaratave të Këshilltarit për Mediat në Kryeministrit, Edri Fuga dhe ministres së Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Blushi i rendit Fugës 11 pyetje, në të cilat kërkohen sqarime se kush është politikani kryesor që ka cenuar standardet e mediave dhe të lirisë së shtypit. Ndërsa për Spiropalin shprehet se “që ditën që e Çmendura E. fyeu publikisht gjakun e Dëshmorëve dhe Heronjve të Atdheut, kam vendosur të mos i kthej më asnjë përgjigje”.

 

Postimi i plotë i Tedi Blushit në Facebook:

11 PYETJE ENDRIT DHE NJË SQARIM GAZETARËVE PËR TË ÇMENDURËN E.

Të dashur kolegë gazetarë,

Që ditën që e Çmendura E. fyeu publikisht gjakun e Dëshmorëve dhe Heronjve të Atdheut, kam vendosur të mos i kthej më asnjë përgjigje.

Por pa përgjigje nuk do ta lemë sigurisht, në mënyrë që t’i japim gjithmonë një shans për ta shpëtuar nga këmisha e forcës në Spitalin Nr.5.

Ndaj ju bëj me dije se nga sot e në vijim për të do kujdeset veçanërisht si “Ekip Mjekësh”, një Ndihmës dhe një Ndihmëse e Zëdhënësit të Presidentit.

Sa për Endrin, në shenjë respekti ndaj reciprocitetit dhe për të mos u treguar arrogant, po i përgjigjem me 11 pyetje:

📌 1. Kush e ka cilësuar median “Kazan”? Buburreci Trendi apo Presidenti Meta?

📌 2. Qeverinë e Buburrecit Trendi apo Qeverinë Meta akuzon DASH për shkelje të të drejtave të gazetarëve e dhunim të fjalës së lirë gjatë pandemisë?

📌 3. Buburreci Trendi apo Presidenti Meta ka hapur media personale, kundër mediave të pavarura?

📌 4. Paketën anti-shpifje që alarmoi BE-në dhe që jua përplasi turinjve “Venecia” për dhunim të hapur të lirisë së shprehjes, kush e miratoi? Qeveria Meta? Dhe në Parlament e ktheu për rishqyrtim Buburreci Trendi?

📌 5. Presidenti Meta ka mbyllur TV, gazeta e portale kritike, ka arrestuar e dhunuar gazetarë gjatë protestave të opozitës apo Buburreci Trendi?

📌 6. Pse nuk reagove kur shtëpinë e gazetares së mirënjohur investigative Klodiana Lala e qëlluan me armë?

📌 7. Pse nuk reagove kur gazetarin Alfred Lela e dhunuan gjatë protestës kundër shembjes së Teatrit Kombëtar?

📌 8. Kush ja u mbylli emisionet gazetarëve Ylli Rakipi dhe Adi Krasta?

📌 9. Buburrecin Trendi apo Presidentin Meta citojnë raportet e organizatave më prestigjoze ndërkombëtare të gazetarëve, si fajtor të vetëm për regresin vit pas viti të lirisë së shprehjes në Shqipëri?

📌 10. Kush ja u cakton gazetarëve pyetjet dhe pse i përjashton gazetarët kritikë gjatë Konferencave të Buburrecit Trendi?

📌 11. A të mori leje z.Alfred Peza kur i adresoi ato pyetje publike Malavitës apo i bëri me kokën e vet?

Nëse për të gjitha këto pyetje ke heshtur dhe do vazhdosh të heshtësh në vijim, atëhere edhe ti do e humbësh shansin për replikë, pasi nuk do konsiderohesh më si Zëdhënës i Kryeministrit në detyrë, por vetëm si Zëdhënës i Malavitës.

Jam në pritje të një reflektimi dhe kam besim se do reflektosh!

Dhe të lutem kur do rakordohemi për përballjen televizive të Presidentit Meta me Buburrecin Trendi? Në cilën studio televizive? Në çfarë dite? Po orën?

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...