Prej 17 ditësh në grevë, naftëtaret e Ballshit: Nuk tërhiqemi, Rama është vetë ligji, vetë maliqi! Duam djersën tonë

Saturday, 31 October 2020 11:13

 

BALLSH
Vijon në ditën e 17 greva e urisë e grave naftëtare në Ballsh, të cilat shprehen të vendosura për të mos u tërhequr, pavarësisht thirrjeve të kryeministrit Edi Rama për ta mbyllur grevën dhe për t’u ulur në bisedime.

Gjatë natës së kaluar, grevistet kanë shfaqur probleme shëndetësore, kryesisht me tensionin.

 

Gazetari i News24 dhe BakanWeb, Ervis Kuçi, ka parë sot nga afër gjendjen e tyre, ndërsa grevistet theksojnë se “heshtja e kryeministrit Rama është vrastare”.

“Greven e bejme per te sensibilizuar te gjitha grate dhe nuk terhiqemi. Kryeministri Rama ne 2017 e kam pritur vete e tha leket do i merrni. Ne ato leke nuk i kemi marre dhe sot, dhe ndaj presim zgjidhje. Jemi bere mjeke te vetvetes. Jemi te vendosura, shyqyr po jetojme dhe nje dite. Mire kryeministri Rama qe nuk vjen, po pse nuk vijne ato gra që jane ne parlament. Te na shohin si jemi. Cfare bejme. Jemi si mos me keq. Mos te rrish prane femije. Ato nena qe jane ne parlament pse nuk merr njera rrugen e te vij, se kryeministri nuk ulet. Kryeministri Rama eshte vete maliqi ka dhe ligjin, ta shqyrtoj ligjin, ti marrim parate. Djersen tone kerkojme. Te zbatohet ligji”, theksojnë naftëtaret

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...