“Durrësi nuk ka më nevojë për beton të dy-tre grupeve të lidhura me krimin”- Kryemadhi: Do të bëhemi tritol njerëzor që do të shkatërrojë…

Diel, 01 November 2020 13:45

 

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi thotë se qyteti i Durrësit nuk ka më nevojë për beton që përmbytet sa herë bie shi por për një zhvillim avangardë.

 

Duke shpërndarë karta anëtarësie për të rinjtë atje, zonja Kryemadhi tha se “ne do të jemi një tritol njerëzor që do të shkatërrojë njëherë e përgjithmonë llumin e Ramës”, i cili sipas saj zhyt çdo ditë e më shumë Shqipërinë në varfëri.

Ajo shton se për këtë qytet, LSI ka filluar një rrugëtim komplet tjetër

“Para disa ditësh, apo 2 javësh në krijuam një strukturë themeluese që fillon dhe ristarton me një vizion të ri për Durrësin ku shumë intelektualë, profesionistë i janë bashkuar LSI-së për të dhënë një vizion dhe për të krijuar një strategji të re për Durrësin”, shtoi ajo.

 

Kryemadhi: Ftoj të gjithë të rinjtë dhe të rejat që të rikthehen në Shqipëri dhe ta përdorin LSI si investim të tyrin për të ndryshuar Shqipërinë

Para se të vija këtu më dërgojnë një e-mail të një djali që jetonte në Itali prej 18 vitesh, Bledar Rama quhej, i cili nuk ishte marrë kurrë me politikë, i cili nuk donte të dëgjonte për politikën sepse ai kujdesej për familjen e tij, por më shkruante diçka: “Nëse ju e keni sinqerisht që të hapni LSI-në për të rinjtë, për t’u dhënë shansin të rinjve dhe të rejave që ta drejtojnë Shqipërinë për të ndryshuar këtë realitet të kalbur, monstruoz që ka kapur Shqipërinë për të mbyllur njëherë e përgjithmonë tranzicionit, jam i gatshëm për të qenë krah jush.”

E pra si Bledari që unë e ftoj të vijë, por jo vetëm si Bledari, por janë dhe shumë djem dhe vajza që më shkruajnë në inbox, ne i ftojmë të gjithë djemtë dhe vajzat e shqiptarëve që janë në emigracion për t’u kthyer në Shqipëri, për ta përdorur LSI-në si një investim të tyrin për ta ndryshuar njëherë e përgjithmonë këtë realitet.

Mjafton të dalësh në pozicione të ndryshme ne bregdet dhe do të shohësh që Durrësi është një qytet gunga-gunga. Mjafton të shohësh betonin e famshëm aty që një shi të bjerë dhe ju e dini se si i gjithë Durrësi përmbytet. Durrësi nuk ka nevojë më për beton, Durrësi nuk ka nevojë më për të krijuar hapësira për 2 apo 3 biznese apo 1 apo 2 grupe interesi, të cilat janë të lidhura me krimin. Durrësi ka nevojë për të qenë avangard, ashtu si ka qenë gjithnjë, një nga urat lidhëse që dhe të Shqipërisë komuniste i lidhte shqiptarët me Europën, i lidhte shqiptarët me zhvillimin, i lidhte shqiptarët me energjinë, i lidhte shqiptarët me atë kulturë, e cila ishte e pamundur para 30 vjetëve dhe nuk mund ta bllokojë dot një njeri, cili do të marrë peng jo vetëm Durrësin, por të gjithë Shqipërinë dhe aq më shumë Anisën, të ardhmen e Anisës, të ardhmen e Vinçensos, të ardhmen e Esterit, të ardhmen tuaj dhe të ardhmen e të gjithë rinisë shqiptare.

Ne sot kemi filluar një rrugëtim komplet tjetër në Durrës. Para disa ditësh, apo 2 javësh në krijuam një strukturë themeluese që fillon dhe ristarton me një vizion të ri për Durrësin ku shumë intelektualë, profesionistë i janë bashkuar LSI-së për të dhënë një vizion dhe për të krijuar një strategji të re për Durrësin. Pse e themi ne këtë?

Ne e themi këtë sepse Durrësi ka nevojë për njerëzit e tij. Durrësi ka nevojë për djemtë dhe vajzat e tij. Durrësi ka nevojë jo vetëm për durrsakët e vjetër, por Durrësi ka nevojë dhe për dibranët, ka nevojë dhe për skraparllinjtë, ka nevojë dhe për mirditorët, ka nevojë për pukjanët, ka nevojë për shijakasit, ka nevojë për të gjithë qytetarët e tij, të cilët jo vetëm paguajnë taksat, por çdo ditë kontribuojnë për zhvillimin e Durrësit.

Këtë zhvillim të cilin e ka bllokuar në rrjedhën e saj betoni i Edi Ramës, krimi i Edi Ramës, ne do të jemi një tritol njerëzor që do të shkatërrojë njëherë e përgjithmonë llumin dhe lluvën e Ramës, i cili çdo ditë e më shumë e zhyt Shqipërinë në varfëri.

Para se të vija dikush më çon një mesazh nga Saranda dhe Vlora që peshkatarët e asaj zone ishin tashmë totalisht të marxhinalizuar sepse i është dhënë me koncesion deti, Butrinti, liqenet, lumenjtë një individi të vetëm, Luca i famshëm.

Po të shkosh në Lezhë ke Lucën, po të shkosh ne Elbasan ke Lucën, po të vish në Durrës ke Lucën, po të shkosh në Sarandë ke Lucën. E pra Shqipëria nuk është as e Edi Ramës, as e Lucës, as e Taulant Ballës, Shqipëria është e shqiptarëve.

Prandaj, një pjesë e juaja i kanë prindërit peshkatarë dhe e dinë shumë mirë që në ditë të këqija, kur prindërit tuaj dalin në det, të gjithë i luteni Zotit që ata të kthehen shëndoshë e mirë në shtëpitë tuaja.

E njëjta gjë ndodh kudo në bujqësi, në blegtori, në çdo vend dhe në çdo qytet të Shqipërisë.

Pardje kam qenë në Pogradec, dje kam qenë në Devoll dhe në Korçë, sot jam këtu në Durrës dhe them ndonjëherë që sa të verbër kemi qenë kur në këto ditë të bukura me diell ne arrijmë të shikojmë rininë tonë, djemtë dhe vajzat tona, të cilët jo vetëm që janë ekselentë në shkolla dhe universitete, por kanë një botë të madhe shpirtërore, kanë ëndrra që duan ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri. Mikeli tha që kam lindur në Itali dhe familja e tij ka vendosur për të ardhur në Shqipëri sepse donte të krijonte më shumë mundësi për veten, për Mikelin dhe për të ardhmen e tij.

Dje isha në Devoll dhe kryetari i LSI atje, Klodi kishte përfunduar studimet në Itali dhe ishte kthyer e kishte marrë përsipër të ndryshonte realitetin e Devollit, që është zonë e jashtëzakonshme për ta zhvilluar ekonomikisht. Mikel, prindërit e tu kanë marrë një vendim shumë të mirë, sepse mos shiko këtej që është bërë qytetin gunga-gunga, por shiko këtë det të mrekullueshëm që Zvicra nuk e ka, por prapë është vend i pasur, sepse ka njerëz të ditur që e kanë drejtuar në rregull. Ne si LSI të ftojmë ty, Esterin, Anisën, Viçenson, Kamilën, të gjithë ju që jeni këtu të merrni logon e LSI, kthejeni në një investim për veten tuaj, për familjen tuaj, për të ardhmen tuaj, për ta bërë Shqipërinë një vend europian, ashtu siç e meritoni ju, ashtu siç e meritojnë motrat dhe vëllezërit tuaj, ashtu siç e meriton gjithë rinia shqiptare, edhe pse në këto 30 vite tranzicioni ne kemi bërë gabime.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...