Elona Guri: Sot rinia e Durrësit i dha krisjen e parë “Kupolës së Betonit”!

Diel, 01 November 2020 15:22

 

Anëtarja e Kryesisë së LSI-së dhe drejtuesja e LSI në Qarkun Durrës, Elona Guri, shprehet se të rinjtë e Durrësit do të çmontojnë dhe ndëshkojnë kupolën e betonit në qytetin bregdetar.

Në takimin e zhvilluar sot më te rinjtë e Durrësit, Guri u shpreh se së bashku me të rinjtë, “do ta bëjmë Shqipërinë dhe Durrësin shtëpinë e çdo shqiptari, e çdo të riu që të ardhmen e tij do ta jetojë në këtë vend, në këtë qytet mijëra vjeçar. Sot ata filluan çmontimin e “prangave” që e kanë kapur nga duart zhvillimin, nga këmbët punësimin dhe progresin, nga fyti lirinë dhe votën. Më 25 prill do të jemi bashkë për t’i dhënë dënimin politik “Kupolës” e më pas për çliruar energjitë e rinisë dhe biznesit, që sot janë të zëna peng nga një grusht i vogël njerëzish pa dinjitet, pa atdhedashuri, pa forcë për t’u përballur me këtë uragan rinor”.

 

Mesazhi i plotë i Elona Gurit në Facebook:

“Sot rinia e Durrësit i dha krisjen e parë “Kupolës së Betonit”! Prania e qindra të rinjve në këtë takim është mesazhi më i qartë që të rinjtë e duan ndryshimin.

Ata nuk mund dhe nuk duhet ta lënë të ardhmen e tyre në duart e “Kupolës” që ka parë vetëm interesat e veta dhe klientëve të saj.

Në sytë e tyre pashë shpresën, entuziazmi i tyre me përçoi vendosmërinë, mes fjalëve të tyre gjeta forcën e ndryshimit.

Jam krenare për rininë e mrekullueshme durrsake.

Së bashku do ta bëjmë Shqipërinë dhe Durrësin shtëpinë e çdo shqiptari, e çdo të riu që të ardhmen e tij do ta jetojë në këtë vend, në këtë qytet mijëra vjeçar.

Sot ata filluan çmontimin e “prangave” që e kanë kapur nga duart zhvillimin, nga këmbët punësimin dhe progresin, nga fyti lirinë dhe votën.

Më 25 prill do të jemi bashkë për t’i dhënë dënimin politik “Kupolës” e më pas për çliruar energjitë e rinisë dhe biznesit, që sot janë të zëna peng nga një grusht i vogël njerëzish pa dinjitet, pa atdhedashuri, pa forcë për t’u përballur me këtë uragan rinor.

Falenderoj të gjithë të rinjtë pjesëmarrës dhe ata që më shkruajtën dhe më morën në telefon, se nesër do jemi shumë më shumë dhe të gjithë bashkë do e sjellim shpresën dhe ndryshimin!”.

Login to post comments