Studentët do të nisin protestat ditën e nesërme, kundër qeverisë.
Ata kërkojnë rikthimin në auditore, sepse kanë bërë të gjitha shpenzimet dhe tani nuk mund të qëndrojnë në shtëpi.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një mesazh të ardhur nga një grup studentësh.
Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha:
Nesër studentët në protestën pa ndalim!
Kundër:
Aktit hakmarrës të kryepidemiologut të Surrelit ndaj studentëve!
Mbylljes së universiteteve pa asnjë paralajmërim.
Studentet i përgjigjen dhëmbë për dhëmbë armikut të tyre!
Të hënën nis protesta studentore!
Mbështetje të plotë studenteve!
Lexoni denoncimin e studentit dixhital. sb
Pershendetje dr 3 ditë para nisjes së Vitit të ri Akademik, Ndrikullat e qeverisë lajmërojnë mbylljen e Universiteteve! Studentët kanë paguar konviktet, kanë marrë shtëpi me qera dhe po prisnin nisjen e Vitit Akademik.
Kjo është pabesi! Protesta pa ndalim duke filluar nga dita e hene!