Sot ka qene nje e diele e zeze per Shqiperine ne numrin e vdekjeve dhe Te infektimeve .
Sot Lideri I opozites Lulzim Basha ka deklaruar :
Rama ka humbur çdo kontroll mbi pandeminë. Kemi testimet më të ulëta në Europë, numrin më të ulët të mjekëve dhe spitalet në kolaps vetëm sepse ai nuk heq dorë nga vjedhja me inceneratorë e koncesione. Pasi shkatërroi ekonominë tani ai po shkatërron jetën dhe shëndetin e njerëzve.
Me pare ne daten 10 tetor Zoti Basha do Te deklaronte :
“Në 24 orët e fundit e kam parë nga afër se sa i kolapsuar është sistemi shëndetësor, duke u angazhuar me 4 raste të afërmish me Covid
Pavarësisht kërkesave të këtyre rasteve, testimi i pacientëve është refuzuar nga ISHP Mungesa e testimeve është përpjekje e qëllimshme për të fshehur të vërtetën.
Shifrat e raportuara, nuk përfshijnë me qindra raste që as nuk testohen, as nuk kurohen nga sistemi shëndetësor. Refuzimi i organizuar i testimit të të sëmurëve është përgjegjësi personale e Edi Ramës.
Përhapja e shpejtë e infeksionit vjen pasojë e mostestimit dhe mostrajtimit të mijëra rasteve me COVID.
Pjesa dërrmuese e qytetarëve nuk përballojnë dot çmimet e larta të ilaçeve. Pensionistët, qytetarët më të varfër, kanë edhe shpenzimet më të larta për ilaçe.
Përgjegjësi i kësaj situate është zhdukur dhe ka inskenuar bredhje Tiranë-Kukës i shoqëruar nga autokolona mbrojtjeje,” tha Basha.
"Rama refuzon të japë përgjigje për mosblerjen e tamponëve dhe disbursimin e parave për oligarkët në kohë pandemie.
Refuzon të përgjigjet pse hap para kamerave disa herë spitalin COVID 3 dhe nuk e hap asnjë ditë për pacientët.
I fshihet pyetjes se përse nuk paguan bonusin për mjekët dhe infermierët. Asnjë përgjigje për mostestimin e mësuesve, për mospajisjen.
Nuk jane patalajmerimet e para e Te vetme Te lideret Te opozites . Qe gjate karantines se pranveres cdo deklarate e tij qe shpaloste nje strategji reale sidomos ne aspektin ekonomik nxitonte Rama me tamburet e vet ne media ta paraqiste si shpikje rindase.
Reagimet e liderit Te opozites nuk kane qene gje tjeter vecse venia e fired ne plagen e madhe ekonomike kombetare . Ajo ne fakt eshte katastrofa e madhe qe Rama I ka shkaktuar vendit. Vetem inceneratoret bashke me unazen e Te jane vjedhje qe kapercejne demet e termetit dhe Te pandemise se bashku .
Te dhenat e institucioneve Te rendesishme financiare thone se Stabiliteti fiskal i vendit është në buzë të greminës prej rënies së të ardhurave dhe rritjes së shpenzimeve buxhetore, të cilat kanë prodhuar nivelin më të lartë historik të borxhit publik në tre dekadat e fundit. Qeveria synon të rrisë të ardhurat me ritme dy herë më të larta se rritja ekonomike, teksa shpenzimet do të jenë nën presionin e pagesave të PPP-ve, borxheve dhe efekteve zgjedhore. Pandemia dhe tërmeti, kanë bërë që rezultatet buxhetore të vitit 2019 të mos arrihen para vitit 2022.