“Janë larguar nga Shqipëria 5 pedagogë te Ekonomiku”, mësimdhënësi-Bashës: Me ardhjen tuaj në pushtet…

Hënë, 02 November 2020 17:59

 

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka takuar sot disa pedagogë të universiteteve në vendin tonë dhe ka dëgjuar problemet që ata ngrenë.

Basha tha se përpos problemeve të tjera, edhe ajo e mësimit online në këtë fillim të vitit të ri akademik, di që disa pedagogë të Fakultetit Ekonomik kanë ikur jashtë vendit. Kjo shprehja e Bashës u konfirmua nga ana e një mësmdhëniësi të të njëjtit fakultet.

 

Pedagogu i ka kërkuar Bashës, që me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, të mund të ndryshojë këtë realitet.

Diskutimi mes kreut demokrat Lulzim Basha dhe mësmimdhënësit tek Fakulteti Ekonomik:

 

Lulzim Basha: Mora një lajm të trishtuar, meqë jemi te Fakulteti i Ekonomisë. Ka shkuar në pesë numri i pedagogëve që janë larguar jashtë Shqipërisë gjatë këtyre gjashtë muajve në emigracion.

 

Mësimdhënësi: Di që ka. Nuk mund t’ua them të saktë, por mund të ketë edhe më tepër.

 

Basha: është problem i jashtëzakonshme që e prekim te shëndetësia me pasoja shkatërrimtare me aftësinë për t’u përballur edhe me pandeminë, por edhe me sëmundje të tjera. Por tani po gërryen edhe elitën, trurin, njerëzit që janë përgjegjës për trajnimin e brezave. Është një plagë që duhet të ndalet sepse ne nuk kemi mundësi për ta përballuar atë. Në duhet të bëjmë të kundërtën ata që na janë larguar t’i kthejmë me ato vlera shtesë që kanë përftuar jashtë vendit. Por jo të vazhdojë rrjedhja e pedagogëve, ndërkohë që problemi kryesor është cilësia e mësimdhënies dhe forcimi i korpusit të pedagogëve në universitete.

 

Mësimdhënësi: Largimi i rinisë është plagë shumë e madhe, largimit të studentëve nuk di se çfarë emri mund t’i përshtatet, largimi masiv i pedagogëve është një e keqe shumë e madhe që kërkon një megaemër negativ që ndër vite përkthehet në një dhimbje shumë të madhe për shoqërinë.

Do ju lutesha shumë që në ardhtë një ditë, që jam i bindur që po, që të impaktoni te kjo situatë të bëni maksimumin tuaj në mënyrë që kjo hemorragji të ndalohet me sa më tepër energji, mundësi dhe në një kohë sa më të shkurtër. Është një situatë që lë shumë për të dëshiruar.

Lulzim Basha: Unë garantoj që thithja e trurit në përgjithësi dhe në veçanti rikuperimi i kapaciteteve të humbura në universitetet tona do të jetë prioritet absolut.

Ju jeni vetë dëshmitarë që kur qeveria e bën prioritet dedikon fonde, përdor rrjetin e vet, bashkëpunon me qeveritë e vendeve të tjera ne kemi arritur para një dekade të kthejmë pedagogë dhe të sjellim edhe emra të çmimeve të njohura evropiane dhe botërore të shkencës si part time edhe full time. Sot jemi në një realitet të përmbysur, sepse po na ikin.

Login to post comments