Holanda kundër negociatave për Shqipërinë, Kryemadhi: Nuk është lajm i keq për Ramën, rruga e tij s’është Europa

Tuesday, 03 November 2020 10:20

 

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e cilësoi lajm shumë të keq që në dokumentin e qeverisë holandeze, konsiderohen jo bindëse rezultatet që KE raporton për Shqipërinë dhe sqarohet se mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare me vendin tonë, do të bëhet pasi Shqipëria të plotësojë të gjitha kushtet.

Kryemadhi thotë se tashëm Holanda e ka ndarë rrugën e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria, por për Ramën sipas saj ky nuk është lajm i keq.

 

Ajo thotë se rruga e Ramës nuk është Europa por rrugët e paditura, por skepticizmi i Holandës është lajm i keq për Shqipërinë dhe shqiptarët që po ndihen të diferencuar.

”Dy ditë më parë Holanda e ndau Maqedoninë nga Shqipërinë, dhe ndoshta ky nuk është lajm i keq për Ramën, pasi për të rruga nuk është Europa, por rrugët e paditura. Ky është lajm i keq për shqiptarët. Kjo tregon se procesi i integrimit europian po largohet nga Shqipëria, dhe shqiptarët po ndihen të diferencuar.”- tha Kryemadhi

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...