Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pas akuzave të këtij të fundit se “LSI ka furnizuar me diploma false shumë të rinj në këmbim të pjesëmarrjes së tyre në ‘tallava'”.
Në një video të realizuar nga zyra e saj, Kryemadhi i përgjigjet Ramës, duke thënë se do të punojë për të rinjtë dhe të rejat e vendit.
“Unë do të vazhdoj të punoj për të rinjtë dhe të rejat e vendit tim. Ata nuk do të helmohen nga avujt e kokainës. Në 25 prill do ti japin fund tranzicionit dhe rilindjes së Edi Ramës që në fakt ishte rivdekje”, thotë Kryemadhi në video.