Islami/Meta më i qartë, më i qetë dhe më i vendosur se asnjëherë tjetër!

Saturday, 07 November 2020 09:52

Nga Kastriot Islami

Meta më i qartë, më i qetë dhe më i vendosur se asnjëherë tjetër!

Takova Metën në park kur po bëja ecjen e mëngjesit. Mu duk shumë i qartë dhe i saktë në vlerësimin e situatës dhe përcaktimin e zgjidhjes. Nga ana tjetër mu duk shumë i qetë por edhe tejet i vendosur për arritjen e objektivit të vendosjes së vëndit në shinat e demokracisë dhe të integrimit. Po ashtu nga përgjigjet e pyetjeve kuptova se qartësia, saktësia dhe motivimi i tij janë jo vetëm të brëndshme e të lidhura me eksperiencën e tij por duket se nxiten edhe nga marrëzitë e zullumet ekstreme të Ramës.. Ai nuk më tha asgjë nga këto por i ndjeva nga biseda me të. Gjuha arrogante e Ramës ndaj Metës dhe fjalori i disa prej “kukullave” pranë tij, duket po e kthejnë Metën në simbolin e liderit popullor të rrotacionit dhe strumbullarin e grumbullimit të të gjithë atyre që mbështesin rrotacionin, vecanërisht të socialistëve të ndershëm, që e urrejnë në ekstrem e në mënyrë të pakthyeshme Rilindjen dhe e kanë braktisur Ramën… Po ashtu Meta dukej i qetë edhe nga loja e Ramës përmes disa sharlatanëve mediokër e servilë në parlament për të reduktuar kompetencat e Presidentit, për të cilat Meta duket se nuk shqetësohej aspak, madje dukej se kjo e motivonte edhe më shumë dhe e bënte më të qartë e më të vendosur në betejën për mbrojtjen e Kushtetutës, demokracisë dhe të integrimit. Gjykoj se Rama duhet nxitur të vazhdojë në këtë rrugë që mesa duket do të cojë drejt një fundi të sigurtë e të tmerrshëm… Pa pranuar askush, asnjëlloj kompromisi me të, për ta nxjerrë nga kurthi ku gjëndet dhe nga katastrofa që e pret…!

7 nëntor 2020

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...