Dekadat e fundit të qenies në pushtet të individit Rama treguan më së miri tek ata që e njohin dhe që kanë qenë pjesë e enturazhit të tij se ai mosmirnjohjen e ka cilësi kryesore ,e ka treguar këtë në të gjitha raportet njerëzore dhe ato politike gjatë gjithë karrierës.
Pasi Fatos Nano e mori me thonjë të palarë nga poshtë urat e Parisit ky më vonë e cilësoi "Robert Cumcakizi ".
Lavdëronte Metën në atë kohë me lëvdata kur ky i fundit ishte kryeministër ,por koha më pas do të tregonte që mosmirnjohja e Ramës nuk njeh kufij, por as kode politike e njerëzore .
Historia dihet nga të gjithë sesi ka vazhduar por Rama e ka pasur gjithnjë kompleksin e frikës ndaj Ilir Metës sepse ja njeh fuqinë motorrike që ai ka në politikë , instiktin e pagabuar për të kuptuar lëvizjet taktike që duhet të bëjë qoftë në sulm qoftë në tërheqje por mbi të gjitha Rama di një gjë me të rëndësishme se të tjerat; Atë që Meta ja bëri të qartë në intervistë:"Me atë (Ramën) mbaroj pune për dy minuta".
Çdo lëvizje politike e Ramës e cila kulmoi me projektligjin e tmerrshëm për kompetencat e presidentit në thelb mbartin pikërisht këtë frikë.
Duhet t'a vëmë theksin tek një terme që përdorem më sipër,kodet morale,kodet njerëzore dhe kodet politike . Rama nuk njeh asnjë nga këto. Politika vërtetë nuk ka emocion, por ka kodet e veta . Pikërisht këtu ka dështuar individi Rama ,prandaj edhe lëvizjet e tij kanë kapërcyer çdo lloj parashikimi, kushtetues dhe institucional.
Ai po e drejton lojën e tij nën peshën e madhe të frikës ndaj lojtarit Meta dhe këtë për fatin e tij të keq nuk ka pudër ndërkombëtare që e mbulon