Veliaj është munduar që të ngrejë imazhin e tij duke mbjellë pemë, por nga ana tjetër mbjellë kulla. Nëse e sheh Tiranën tani nuk ka mbetur asgjë nga historia. Vetëm ndërtohen pallate e kulla,punojne beteniere të cilat jo vetëm e ndotin mjaft ambientin po prishin edhe qetësinë publike. Mbjellja e pemëve është thjeshtë fasadë,pasi në realitet në Tiranë ngrihen këto kulla për të pastruar paratë e drogës Erion Lavatricja i Ndragetes,i cili çdo ditë e me shume pasurohet nga burime të errëta.
Në një zonë në Tirane mbrapa Astirit ku po ngrihen edhe kullat e rradhës, qytetarët kanë dalë të protestojnë,e theksojmë që këta protestues nuk kanë lidhje me banorët e përhershëm të Unazës të cilët kanë protestuar për dy vite rresht për strehën e tyre.Ata kanë dalë të protestojnë për shkak se nuk e durojnë dot me betonin, zhurmën e ndotjen,duke u ankuar se Tirana po bëhet e pajetueshme falë Erion Veliajt i cili jep edhe lejet e ndërtimit.
Nuk ka më lulishte për pensionistët, nuk ka me pemë e as kende lojërash për fëmijët siç propagandon Erion Veliaj në media, po çdo lulishte çdo kënd lojërash është kthyer në pallat.
kryemashtruesi i Tiranës përdor edhe Policinë e Shtetit si kamzhik ndaj qytetarëve.Këta duhet të shkojnë para drejtësisë“, u shpreh edhe njëri prej banorëve.