Berisha:Denoncohen qendrime te tjera kriminale ndaj te semurve me covid19

E Enjte, 12 November 2020 13:25

Nga Sali Berisha
- 127 i dergon autoambulancen 10 dite pas telefonates se pare, ndrekohe qe drejtuesi i saj i cili duhet te ndiqet penalisht bredh nga studio ne studio televizive duke mashtruar qytetaret si papagal i Xhahilit te Surrelit.

-Ish kunata me urdher te ishkunatit Xhahilt te Surrelit fsheh per 9 dite me radhe rezultatin e testit
- i semuri infekton familjaret dhe koleget ne pune.

Keto jane krime shteterore ndaj shendetit dhe jetes se njerezve por narkoprokuroria eshte e partise!

Lexoni ketu deshmite tronditese te qytetareve per gazeten Mapo.

Përgjigjja e tamponit doli pas 9 ditësh, infektova familjarët dhe kolegët'

Një numër jo i vogël qytetarësh kanë infektuar të tjerët me koronavirus, familjarë, të afërm apo edhe kolegë pa vetëdije, për shkak se sistemi shëndetësor shqiptar lë për të dëshiruar.
Protokolli shëndetësor i COVID-19 parashikon bërjen e menjëhershme të tamponit nëse dikush është kontakt i një të infektuari të konfirmuar. Në këto kushte, nxitimi për të bërë testimin është diçka krejt normale, për të mësuar nëse jemi apo jo bartës të virusit të rrezikshëm, me qëllim parandalimin e përhapjes së infeksionit.

Në Gazetën MAPO ka mbërritur sot një denoncim lidhur me vonesat që krijohen nga ISHP për nxjerrjen e përgjigjes së analizës së tamponit. Qytetari thotë se ka marrë përgjigjen 9 ditë pas marrjes së tamponit. Ai ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Vonesa në bërjen e analizës laboratorike ka bërë që ai të infektojë jo vetëm familjarët por edhe persona të tjerë, ndër ta kolegë të punës, siç edhe shprehet vetë.

Shëndetësia jonë ka luksin të bëjë tendera sekretë, të japë me koncesione dhe PPP miliona euro shërbime që mund të mbulohen nga vetë shteti, e nuk financohet në pjesën më nevralgjike të pandemisë, atë te testimeve dhe gjurmimeve të COVID-19. Dhe ta mendosh që vendet e tjera, përfshirë edhe ato të rajonit, e nxjerrin përgjigjen e tamponit brenda pak minutash. Në Shqipëri duhen deri në 9 ditë!

Një ditë më parë në Gazetën MAPO mbërritën dy denoncime nga qytetarët. Në rastin e parë autoambulanca e COVID kishte mbërritur 10 ditë pas telefonatës së parë te 127-a nga qytetari se kishte simptoma të ngjashme me ato të koronavirusit.
Denoncimi i dytë ishte ai i familjarëve të një zyrtari të shtetit i cili është dërguar me urgjencë në Turqi pas infektimit me koronavirus. Mjekët turq konstatuan se në trupin e zyrtarit nuk kishte asnjë shenjë ilaçesh që trajtojnë koronavirusin edhe pse prej disa ditësh ka qenë në terapi mjekësore në Tiranë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...