Basha: Pse Rama nuk kërkoi të dhëna nga Beogradi për zhdukjen e 1500 shqiptarëve

E Enjte, 12 November 2020 21:41


Kreu demokrat Lulzim Basha iu përgjigj sot edhe akuzave lidhur me fshehjen e një kasete mbi masakrën serbe në Krushë të Madhe.

Basha tha se nuk ka pasur kurrë asnjë kontakt me qytetarin nga Kosova që pretendon se i ka dorëzuar atij një kasetë mbi masakrën serbe në Krushë të Madhe, ku u masakruan 250 persona.

“Masakrën e Krushës së Madhe nuk e fsheh dot askush, pasi të dhënat janë me zë e figurë në Google.

Edi Rama gënjeu kur tha se UNMIK ka hetuar UÇK-në në Shqipëri pasi UNMIK kishte mandat vetëm brenda Kosovës”, theksoi Basha.

Ai akuzoi Ramën se ka vizituar Beogradin më shumë se Zagrebin apo Sofjen, për të ulur Kosovën. Në këtë kuadër, Basha tha se në 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, Rama propozon President të përbashkët, pse e bën këtë, për ti treguar botës se Kosova nuk do të bëhet shtet.

Basha tha se Edi Rama si Kryetar i Presidencës së OSBE duhej të kërkonte nga Beogradi të dhënat për zhdukjen e 1500 shqiptarëve nga serbët. “Pse nuk ia kërkoi Rama, gjatë Presidencës së tij, një informacion të tillë Beogradit, kur Ivica Daçiç, deklaron se këto të dhëna nuk jepen”, tha Basha.

 

“Është një shpifje e plotë gjithçka është thënë në adresën time, kurrë s’kam qenë pjesëtar i ndonjë procesi hetimi ndaj UçK.

Isha pjesë e skuadrës së Tribunalit të Hagës për hetimin e Millosheviç, dhe jam krenar për këtë. Skuadrat ishin të ndara. Skuadra që hetonte krimet e serbëve s’mund të hetonte dhe shqiptarët.

Nuk kam bashkëpunuar prokurorin që po thoni, ka qenë antropologu i misionit ndërkombëtar në Kosovë. Për rolin tim në UNMIk ka konsistuar në 3 detyra, për 6 muaj në hetimin e krimeve të serbëve, në spastrimin etnik të Mitrovicës së Veriut.

Jemi rrethuar në Gjykatë nga Rojet e Urës, paramilitarë serbë. Kam punuar për 1 vite, si person përgjegjës në një nga pesë zonat nën KFOR. Dhe e fundit, përgatitja e tranzicionit të pushtetit, nga OKB tek autoritetet e Kosovës.

Themelimi i Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës.

Gënjeshtër e fabrikuar trashë. Edi Rama në vend që të merrej me thashetheme, të shihte që UNMIK nuk ka juridiksion në Shqipëri. Njëherë thonë që Basha ka qenë në Shtëpinë e Bardhë, tani thonë që ka qenë zv/kryeministri i Maqedonisë.

Ky është një riciklim, e kam thënë në 2005. Pse e kam thënë. Para zgjedhjeve të 2005, dhe para zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës. Sot duhet ta nisnim e vazhdonim me diçka që po shqetëson aktualisht shqiptarët. Kjo është një goditje kundër interesave të Kosovës”, tha Basha.

Modifikuar më E Enjte, 12 November 2020 21:47
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...