Dorezohet Rama shqiptaret ne meshire te Covid, PPP vazhdojne

E Enjte, 12 November 2020 21:53

 

Kryeministri Edi Rama tha sot në “Open” se Shqipërinë e pret një dimër i vështirë për shkak se dhe sezoni i gripit është nëpër këmbë.

Kryeministri tha se numrat mund të rriten shpejt, duke bllokuar sistemin për shkak të burimeve njerëzore, por është një skenar shumë i largët.

Ndër të tjera, Kreu i Qeverisë u shpreh se nuk mendon për një mbyllje të dytë, pasi shumë vende që kanë rritje shifrash nuk kanë bërë mbyllje si ajo e para.

Vasili: I pret një dimër i vështirë shqiptarët?

 

Rama: Po një dimër i egër, dhe vala e dytë siç kanë paralajmëruar ekspertët do jetë më e egër. Deri tani jemi në një situatë që nuk është as mes më alarmanteve në kontinent, as e lehtë, është situatë në kontroll po të shohim numrat dhe kapacitetet. Sezoni i gripit është aktua. Numrat mund të rriten me shpejtësi dhe mund të bllokojnë kapacitetet, sepse s’ka kapacitete s’ka burime njerëzore.

Unë nuk dua të besoj se një mbyllje tjetër e përgjithshme, në fakt edhe vendet e tjera që kanë rritje, nuk bëjnë mbyllje si ato të radhës së parë. Mendoj që nëse ne respektojmë rregullat, mbajmë maskat dhe distancat, kemi në dorë shumë. Presidenti i porsazgjedhur ka thënë se duke mbajtur maskat mund të shpëtojmë 100 mijë jetë, dhe ndërkohë ka thënë se duhet të përgatitemi për 200 mijë vdekje të tjera.

Është e pamundur që çdo gjë të shkoj vaj me këtë sëmundje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

Politikë

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

  Pacientët trajtoheshin jo si qenie njerëzore, por vetëm si burim parash për mjekët dhe specialistët tek Onkologjiku, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas përgjimeve të publikuara në media, shihet sesi...

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...