Kryedemokrati Lulzim Basha i është kthyer edhe një herë sot deklaratave bërë një ditë më parë në emisionin ‘Real Story’ në NeWs24.
Në një video të postuar në rrjetet sociale, Basha shkruan se të gjithë së bashku, duhet t’i japim fund tentativave të Serbisë për të rishkruar historinë, për të fshehur të vërtetën tonë historike e për të njollosur luftën e lavdishme çlirimtare të Kosovës.
Postimi i plotë:
Ne nuk mund të heshtim apo të qëndrojmë duarkryq ndaj pandëshkueshmërisë së personave përgjegjës për krimet çnjerëzore të bëra ndaj shqiptarëve, gjatë regjimit të Millosheviçit. Të gjithë së bashku, duhet t’i japim fund tentativave të Serbisë për të rishkruar historinë, për të fshehur të vërtetën tonë historike e për të njollosur luftën e lavdishme çlirimtare të Kosovës. #LiriaKaEmer