Një fjalë e vjetër popullore thotë ,'e vërteta zhytet, por nuk mbytet ',kështu, ditë pas ditë po dalin në pah rolet dhe misionet e të gjithë atyre që u përzjenë në lojën e rrezikshme të copëtimit të Kosovës dhe territoreve të saj ,por një ngjarje tjetër e ka përshpejtuar edhe më shumë evidentimin e atyre që shiten Kosovën dhe gjakun e bijeve të saj.
Deklarata; Deklarata e Vucic për luftë ,
reagimet kanë qene të menjëhershme nga drejtues të lartë të Kosovës dhe institucioneve të saj, dhe në Shqipëri. Por kryeministri i Shqipërisë ,miku i Vucic ,Edi Rama nuk e ka hapur gojën ,as nuk ka guxuar .
Vetë NATO ka qenë shumë e qartë duke deklaruar se : 'Misioni i KFOR-it [në Kosovë], i udhëhequr nga NATO-ja, mbetet plotësisht i përqendruar në zbatimin e mandatit nga Kombet e Bashkuara, për të ofruar siguri dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë”.
“Ne gjithashtu vazhdojmë të mbështesim dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, me ndihmën e BE-së, si zgjidhje të vetme të përhershme politike për stabilitetin në Kosovë dhe në rajonin e gjerë të Ballkanit Perëndimor”.
Por edhe pas reagimit të Natos , Rama prapë ka heshtur . Ministrja e jashtme e Kosovës me të drejtë, ministrin e Millosheviçit e quajti klysh të Rusisë se deklarata ishte thirrje për luftë në Ballkan , prapë Rama heshti . E vërteta e tradhëtisë po zbërthehet ditë pas dite ,ore pas ore .