Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar përmes një statusi në facebook, pas takimit që zhvilloi ditën e sotme me përfaqësues të shoqatës së diabetikëve.
“Edi Rama e ka humbur kontrollin mbi pandeminë. Asnjë plan, asnjë masë reale. Braktisja e plotë e mbi 75 mijë diabetikëve, ndër më të rrezikuarit nga COVID-19, është dëshmi tjetër e daljes së situatës nga kontrolli.” – shkruan Basha ndërsa shton se p ërfaqësuesit e Shoqatës së Diabetikëve konfirmuan shqetësimet e thella që kemi ngritur prej javësh.
“Sistemi shëndetësor është në kolaps. Spitalet janë jashtë funksionit. Nëse Rama do të zbatonte planin tonë me 5 pika, nuk do të ishim sot këtu. Edhe sa familje shqiptare duhet të humbin të dashurit e tyre, që kryeministri të bëjë detyrën?
Së bashku do ta mposhtim të keqen, do të ndihmojmë familjet shqiptare dhe ekonominë e do të sjellin një shpresë të re për vendin.” shkruan ndër të tjera Basha.