“Janë vjedhur dy buxhete shteti”, PD akuza Ramës: Qeveria 1.2 mld euro dëm ekonomik për 2019 dhe 7.2 mld në 7 vjet, më 25 prill do i kërkohet llogari….

Premte, 13 November 2020 22:02

 

Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se qeveria e Rilindjes ka vjedhur praktikisht dy buxhete shteti.

Tabaku, duke cituar raportin e KLSH-së, shprehet se qeveria ka pasur 1.2 miliardë euro dëm ekonomik për 2019 dhe 7.2 miliardë dëm ekonomik në 7 vjet qeverisje.

 

Postimi i ish-deputetes së PD-së Jorida Tabaku:

1,2 mld euro dëmi ekonomik për 2019 dhe 7,2 mld në 7 vite!
Praktikisht kanë vjedhur, grabitur e rrënuar dy buxhete shteti! Kjo është shifra zyrtare që KLSH pohon në raportet e saj. Fatkeqësisht nuk ndalen në asgjë dhe nuk kanë cipë kur vjedhin, viti 2019 ka qenë viti tërmetit dhe shifrat e 1.2 mld eurove vjedhje nga buxheti tregojnë më së miri se çfarë janë të aftë të bëjnë. Vetëm tek Prokurimet Punlike dëmi ekonomik është gati 50% i totalit të tij.

 

Tashmë është e qartë se përse Shqipëria dhe buxheti nuk iu përgjigjet kërkesave dhe nevojave të qytetarëve. Janë vjedhur dy buxhete shteti, kanë avulluar nga dy buxhete taksat e rritura që kanë oaguar shqiptarët. Pikërisht në buxhetin e vitit 2019 ku zjarrfikësit nuk kishin as mjete për të shpëtuar bashkëqytetarët. Në të janë vjedhur 1.2 mld euro, një shifër e frikshme. Kurse sot situata është në kolaps, spitalet janë të tejmbushur, njerëzit lihen para dyerve të ndërrojnë jetë.

Ekonomia është në kolaps të plotë. Nëse çdo vend në glob u investua për të mbajtur në këmbë bizneset, për të mbajtur në vendin e punës të punësuarin, ER vazhdoi të mendonte për bandën e tij; bizneset e tij!

 

Ai që nuk do shqiptarët nuk ka se sit ë dojë Shqipërinë. Ai që i vjedh shqiptarët nuk ka se si të mbrojë Shqipërinë. ER është një aksident i trishtë i një populli që shumë shpejt do t’i tregojë atij dhe ortakëve te tij vendin. Në 25 prill 2021 do t’i kërkohet llogari atij dhe vartësve të tij për çdo qindarkë taksë të vjedhur dhe keqpërdorur.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...