Mjeku i njohur Arjan Mezini tha në emisionin “Open” te Eni Vasilit në TCH se ka katër apo pesë veta në një dhomë dhe se bëhet një zhurmë e tmerrshme nëpër spitale nga përdorimi i oksigjenit, aqs duke sikur po ulet avioni.
Mjeku Mezini pohoi se "Unë punoj në spital dhe e di mire se nuk është siç thotë Qeveria, pasi shikojnga brenda se ç’po ndodh aty".
Por kjo solli pakënaqësi tek kryeministri, i cili ka kohë që sulmon ashpër dhe me një fjalor banal Opoziten, Presidentin , Kosovën, tani edhe mjekët.
Edi Rama e sulmoi keq dhe jashtë çdo etike mjekun e njohur, duke thënë se mjeku nuk di gjë dhe nuk ka kompetencë të flasi gjëra të tilla.
Në vend të merret me menaxhimin e situatës, pandemine që i ka dalë totalisht jashtë kontrolli, spitalet sot janë në kolaps ,ai merret gjithë ditën me palacolleqe dhe statuse në Facebook.
Nëse do kishte bërë testime, trajtimet ambulatore, rritjen e kapaciteteve spitalore, hapjen e spitaleve Covid, mbështetjen për mjekët, infermierët mbase situata sot do ishte më ndryshe.
Nga data 31 korrik, deri më 31 shtator, në tremujorin e tretë të këtij viti, vdekjet në Shqipëri janë rritur me rreth 30 përqind. Shqipëria pati në këtë tremujor 1300 vdekje më shumë se tremujorin e para një viti. Kjo do të thote se qeveria po mashtron në mënyrë monstruoze shifrat e vdekjeve nga Covid.
Duke hequr shtimin e viktimave nga vdekjet e tjera, rezulton se të paktën 1200 të vdekur nuk kanë shkak tjetër për vdekjen përveçse koronavirusit.
“Me këtë numër vdekjesh, Shqipëria është në mesin e tre-katër vendeve me numrin më të lartë të vdekjeve.
Situata është mjaft e rëndë, por Edi Rama ua hedh gjithnje fajin të tjerëve . Për çdo dështim e gjen një armik të brendshëm e të jashtëm.