Basha ne takime me shqiptaret,Rama ne instagram si frengji kunder te gjitheve.

Saturday, 14 November 2020 13:45

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të shoqatave të personave me aftësi të kufizuara, ku dëgjoi nga afër shqetësimet e tyre sa i takon dhe situatës për shkak të pandemisë. Basha gjatë bisedës u njoh me problematikat dhe u zotua para personave me aftësi të kufizuar se- "Do hetojmë përdorimin e fondeve për ju, abuzuesit para drejtësisë".

Pak më parë Lulzim Basha ka prekur edhe luftëtarët e frontit të parë të covidit , mjekët ashtu dhe mësuesit ku ka premtuar që brenda 4 vjeçarit të parë të qeverisjes , paga minimale për mjekët do të arrijnë në 1200 euro në muaj dhe paga minimale për infermierët të arrijë 700 euro në muaj."Vlera e ilaçeve që rimbursohen do të pësojë rritje të ndjeshme.Këto janë vetëm disa nga zgjidhet që ofron kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha për ta nxjerrë sistemin shëndetësor në vend nga të qenit primitiv siç e përshkruan ai.

Dy ditë më parë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvillloi një takim me mësues nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, ku me ta ndau shqetësimin për situatën e vështirë që po kalon arsimi shqiptar muajt e fundit dhe nga aty premtoi se në qeverinë e PD mësuesit do të jenë në fokus të politikave. Basha i premtoi arsimtarëve se rroga minimale për t'a do të jetë 700 euro.
“Sipërmarrja e vogël, e mesme apo e madhe ka humbur mundësitë për zhvillim, për shkak të pushtimit të tregut nga oligarkia e lidhur me Edi Ramën. Vendin e sipërmarrjes së ndershme në treg po e zënë banditët me paratë e tyre të drogës e krimit. Sipërmarrja vuan çdo ditë dhunën fiskale, gjobëvënëse e korruptive të burokracisë inspektuese banditesko-politike të Edi Ramës.”. Sot shtylla kryesore e ekonomisë, biznesi i vogël po falimenton,dyqanet po mbyllin qepenat edhe për shkak të mos menaxhimit të pandemise nga ana e qeverisë dhe ndihma e ulet e qesharake që i dhanë biznese gjatë karantinimit.

Lulzim Basha vjen përpara qytetarëve me një program të qartë ekonomik. Një ndër elementët bazë të këtij programi është taksa e sheshtë 9% për të gjitha të ardhurat personale, ndërkohë që një trajtim të veçantë do të ketë për biznesin e vogël, i cili do të paguajë vetëm 0.5% të xhiros vjetore dhe asnjë taksë tjetër.

“Prej më shumë se dy vjetësh PD është në një punë serioze për një program realist konkret për ta nxjerrë vendin nga kriza. Janë disa nga ekspertët më të njohur në botë dhe ekipi im ekonomik që është ekipi më i mirë në Shqipëri që po punojnë. Është një proces që është fragmentuar sipas çdo sektori. Nuk ka premtime për mrekulli, premtime fallco për 300 mijë vende pune, por ka zgjidhje konkrete”, është shprehur Basha.

Ndërkohë Lulzim Basha vjen me zgjidhje për daljen e krizës nga pandemia, vjen me plan të qartë ekonomik ,Edi Rama vazhdon me premtimet me lugë boshe dhe programet në 3D të cilat nuk pijnë me ujë.

 

Modifikuar më Saturday, 14 November 2020 13:48
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...