Zëvendëskryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka publikuar një video me deklaratat kontradiktore të kryeministrit Edi Rama për pandeminë.
Në video jepen qëndrimet e Edi Ramës në muajin mars, kur u thoshte qytetarëve të mos harxhonin para për maskat. Gjithashtu, pamjet japin dhe deklaratat e fundit të Edi Ramës ku deklaron se qytetarët që nuk mbajnë maska do të gjobiten.
“Kur pandeminë e menaxhon një hajvan! Sot gjobit me mijëra hajvani për maskat, ndërsa dje thoshte mos harxhoni lekët kot që të blini maska”,- deklaron Petrit Vasili në postimin e tij në Facebook