“Ata që ekzekutuan 13 fëmijë shqiptarë e ushtarët e UÇK mbrohen nga Serbia, në Hagë ata që luftuan në shtëpinë e tyre”

E mërkurë, 18 November 2020 22:50

 

Analisti i njohur Veton Surroi në një intervistë për RTV Ora komenton gjyqin në Hagë të ish drejtuesve të UÇK-së. Surroi shpreh shqetësimin se ky proces njëzet vite më pas po krijon një kontekst tjetër.

RTV Ora: Ju keni shkruar një libër për të ashtuquajturat ‘këmbë të padukshme të UÇK-së, alias Hashim Thaçi a besoni në pafajësinë e tij dhe të të akuzuarve të tjerë?

Veton Surroi për RTV Ora: Nuk duhet të përzihemi fare në procesin juridik. Në këtë proces prokuroria duhet të dëshmojë përfundimet e veta dhe është e drejta e të arrestuarve që të mbrohen. Për ne, sot, të gjithë ata në gjykatë janë të pafajshëm derisa të vendoset ndryshe. A i bën mirë largimi Thaçit nga skena politike që e ka dominuar për rreth 25 vite?

Në Kosovë kemi të bëjmë me procese negative në shtetndërtim. Çështja nuk është a do të provojë ky proces jurudik një apo rezultat . Çështja është a ka kapacitet brenda vendit për të dalë nga një situatë që ka qenë negative në procesin negociator, në vendosjen e sundimit të ligjit dhe zhvillimit ekonomik. Kosova duhet ti kthehet forcimit të shtetndërtimit dhe për këtë duhet të angazhohen forcat politike në vend

Masakra serbe në Kosovë

Veton Surroi për RTV Ora: Është shumë e qartë që shteti i Serbisë ka marrë kufomat që i ka vrarë në Kosovë dhe i ka transportuar në Serbi dhe i ka varrosur në varreza masive. Kjo është një ndërmarrje që nuk është produkt i dy tre njerëzve të veçuar por veprim i një sistemi të organizuar shtetëror

E tërë lufta e Kosovës ka qenë përndjekje sistematike e shqiptarëve
Nga 13 mijë viktima të kësaj lufte, mbi 8600 kanë qenë viktima civile shqiptare, 1300 viktima civile serbe.

Ky nuk ka qenë konflikt i ushtrive por përndjekje sistematike e civilëve.T’ju jap një shembull që ilustron gjëndjen dramtatike ku jemi në këto marrëdhënie 20 vite më vonë.

Në 1999 janë ekzekutuar disa fëmijë në afërsi të Gllobovcit. Komandanti i njësitit serb që ka qenë në atë zonë, Lubisha Dikoviç, cili më vonë, pas lufte u bë shef i shtatmadhërisë së Ushtrisë serbe.

Janë ekzekutuar 13 fëmijë shqiptarë

Njeriu përgjegjës drejtëprëdrejtë për vrasjen e 3 ushtarëve të UÇK-së, të cilët pas lufte duke ndihmuar fqinjin e tyre gabimisht hyjnë në territorin e Serbisë, zihen nga autoritet serbe, mbahen në burg dhe pas lirimit merren sërish dhe ekzekutohen në kampin e njësitit antiterrosit serb, ka qenë komandati Goran “Guri” Radosavljević i cili sot është anëtar i partisë i udhëheqjes së Partisë Udhëheqëse në Serbi, Partisë Popullore serbe të presidentit Aleksandër Vuçiç

Pra niveli i përgjegjësve për krime e përndjekje sistematike të shqiptarëve është i mbrojtur dhe i integruar brenda shtetit të Serbisë. Kemi mbërritur në një situatë që është jashtëzakonisht e çuditshme, një inverzion historik ku duket sikur përgjegjësia për luftën në Kosovë bie mbi njerëzit në Kosovë.

Ndërkohë që as Hashim Thaçi as Kadri Veseli as Rexhep Selimi e as Jakup Krasniqi nuk shkuan të luftojnë as në Beograd as në Novisad por luftuan në shtëpinë e tyre.

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...