Kryetari i Krushës së Madhe: Dëshmia e Bellanicës po përdoret politikisht, jemi të indinjuar

E Enjte, 19 November 2020 09:26

 

Kryetari i fshatit Krushë e Madhe në komunën e Rahovecit, në Kosovë, Selami Hoti deklaron se debati që po zhvillohet prej disa ditësh në politikën shqiptare “kush e mori kasetën e Bellanicës” po përdoret politikisht.

Duke folur në Politiko.al, Hoti thotë se deklaratat e dëshmitarit të masakrës së Krushës së Madhe, kameramani amator që filmoi pamjet tronditëse të masakrës në luftën e Kosovës, Melaim Bellanica po përdoren për qëllime të politikave ditore dhe destruktive dhe për këtë, sipas tij, si asnjëherë më parë i bëjnë dëm kauzës për bashkim.

Si e komentoni debatin e zhvilluar në Shqipëri sa i takon akuzave se kreu i PD, Lulzim Basha ka fshehur kasetën me pamjet e masakrës gjatë kohës që punonte në UNMIK?

Konsideroj se video incizimi i z. Bellanica është një dëshmi e terrorit, gjenocidit serb në Kosovë, një masakër e parë e tillë që nga Aushvitci, por që nuk duhet të përdoret si ‘monedhë kusuritje’ të interesave politike ditore.
Jam i mendimit se ky debat do të duhej t'i jepej si dëshmi prokurorëve të dhomave të specializuara që po gjykojnë padrejtësisht çlirimtarët e atdheut.

Çfarë mendoni për dëshminë e Bellanicës, që në Tiranë vjen disa muaj para zgjedhjeve parlamentare?

Duke u nisur nga kjo se përse duhej të njihej tani dëshmia e z. Bellanica tani në këtë kohë na bën të mendojmë që këto i shkojnë për shtati politikave ditore të politikave destruktive që si asnjëherë më parë i bëjnë dëm kauzës tonë për bashkim.

Duke mos qenë dëshmitar i kësaj ngjarje , por jam dëshmitar i masakrës së Krushës së Madhe, nuk kam asnjë të drejtë që t'i komentoj deklaratat e zotit Bellanica dhe nuk e di se përse është dashur që të bëhet aktualizohet video incizimi i tij në këtë kohë.

Si ndiheni ju si banor i Krushës se Madhe, 21 vite pas masakrës që tronditi botën, kur flitet me një retorikë të tillë në politikën shqiptare?

Se në Krushë të Madhe ka ndodhur një masakër me përmasa gjenocidale kjo nuk duhet të diskutohet. Është koha që liderët në Tiranë të bashkohen dhe t'i tregojnë armikut tonë shekullor-Serbisë se ajo ka kryer krime mbi shqiptarët e pafajshëm në bazë të plan-programeve shekullore të përgatitura nga akademia e tyre me qëllim të shfarosjes dhe dëbimit të shqiptarëve si dhe zgjerimin e tokave serbe në truallin Dardan, gjithmonë me bekimin dhe involvimin e kishës serbe. Andaj si Krushjane ndjehemi të indinjuar me këtë retorikë përçarëse gjersa ne akoma kërkojnë trupat e familjarëve të cilave akoma nuk ju dimë varret.

Çfarë mesazhi keni për politikën shqiptare?

Si shumë herë më parë, edhe kësaj radhe kërkojmë që liderët shqiptarë të bëhen bashkë, të punojnë bashkë dhe të dëshmojnë se si popull më i vjetër në Ballkan kemi qytetërim dhe si të tillë dimë të bashkohemi në momentet e vështira kur kombi është në rrezik.

Pra, duhet treguar vigjilencë dhe punë të përbashkët në të mirë të kombit, assesi fyerje, ndarje e përçarje pasi që kjo i shkon në të mirë të armikut

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...