Kryetari i PD-së, Lulzim Basha u është përgjigjur sot akuzave të PS lidhur me rolin e tij si pjesë e strukturave të UNMIK. Në emisionin “Opinion”, Basha u shpreh se akuzat e PS janë çmontuar nga miqtë e Edi Ramës, Baton Haxhiu dhe ish-deputeti Dashamir Peza.
“Kaseta e Masakrës së Krushës së Madhe është marrë nga BBC, nga Dash Peza si përkthyes. Asnjëherë nuk e kam takuar zotin Bellanica. Kurrë nuk kam qenë pjesë e një procesi kundër UÇK. Nuk kam marrë pjesë në asnjë arrestim, arrestimet i bën policia”,- tha kreu i PD.