Manipulimi me listat/ Bylykbashi-Ramës: Ke frikë nga humbja, po shkatërron zgjedhjet

E Enjte, 19 November 2020 21:42

 


Oerd Bylykbashi, ish-deputet i PD dhe një nga anëtarët e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, përmes një postimi në rrjetet sociale, akuzon Kryeministrin Edi Rama për manipulimin e listave zgjedhore, ndërsa shprehet se kjo është një armë e vjetëruar në duart e tij.

Bylykbashi shkruan se ashtu si në zgjedhjet e 2003, kur kandidonte për mandatin e dytë si Kryebashkiak i Tiranës, edhe sot Rama po tenton të manipulojë listat e zgjedhësve duke çuar një pjesëtar të familjes në Kombinat dhe një tjetër në QSUT.

Bylykbashi akuzon Ramën se zgjedhës që kanë 20 apo 30 vjet që votojnë në Tiranë i ka degdisur nëpër Shqipëri, pa e ditur ata.

Sipas ish-deputetit të PD, Ramës nuk i shohin sytë nga frika e humbjes në 25 prill, ndaj dhe po kërkon të shkatërrojë procesin zgjedhor.

Postimi nga Bylykbashi

Njesoj si ne zgjedhjet per bashkine te vitit 2003 kur, per t’u rizgjedhur Kryetar i Bashkise se Tiranes, e çoi burrin e familjes ne listen e zgjedhesve ne Kombinat dhe gruan e coi tek QSUT dhe keshtu shperndau mijera zgjedhes nga nje cep i Tiranes ne tjetrin, tani Edi Rama po perpiqet te manipuloje‎ listat e zgjedhesve me te njejten skeme.

Zgjedhesit qe banojne e votojne prej 20 apo 30 vitesh ne Tirane apo qytete te tjera, i ka degdisur me vendbanim neper Shqiperi pa e ditur qytetaret. Qytetatet po ankohen perdite se shteti ua ka ndryshuar vendbanimin pa i pyetur dhe pa kerkese te tyre siç urdheron ligji. Shkojne per te marre nje certifikate dhe e gjejne veten te “internuar” ne qytet apo fshat tjeter. Kjo eshte e paligjshme dhe perben veper penale.

Ndryshimi i fundit i ligjit te Gjendjes Civile me ndikim ne zgjedhje, vetem 5 muaj para zgjedhjeve, ‎ndryshim me te cilin Qeveria heq sanksionet ‎per mosdeklarim te vendbanimit, jane vetem nje perpjekje e radhes e Rames qe te legjitimoje shkeljet dhe kaosin e listave te zgjedhesve. Çdo manipulim ne regjistrat e gjendjes civile eshte manipulim i listave te zgjedhesve. Edi Rama po i kthen standartet e zgjedhjeve tek niveli skandaloz i viteve 2000-2003. Por keto manipulime te trasha po dalin mbi uje, do te bllokohen dhe shkelesit e ligjit deri tek nepunesit e gjendjes civile qe fallsifikojne te dhenat do te pergjigjen.

Presidenti i Republikes ia ktheu mbrapsht kete ligj me shkelje te standateve te zgjedhjeve. Me shume te drejte ai ngriti alarmin per kete pepjekje per manipulim ‎te listave nga Qeveria.

Por Edi Rames nuk i shohin syte kur afron humbja e zgjedhjeve. Kur ka frike se humb ai perpiqet te shkaterroje zgjedhjet‎. Pavaresisht tentativave te deshperuara, me 25 prill 2021 ai thjesht humb.

 

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...