Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka bërë thirrje Prokurorisë që të shkojë në morg dhe të marrë evidencat e plota të personave që kanë humbur jetën nga Covid në spitale.
‘I bëj thirrje Prokurorisë nga studio e Opinion që të shkojë në morg të marrë evidencat e plota, të vërtetojë që po bëhet politikë me të vdekurit.
OBSH rekomandon 10 testime për çdo të infektuar. Me këtë standard, Shqipëria duhet të bënte të paktën trefishin e testimeve që bën sot.
Numri i ulët i testimeve është përgjegjësia e parë dhe kryesore e qeverisë në dështimin me pandeminë.
Mungesa e testimeve ka sjellë daljen jashtë kontrolli të infeksionit.
10% e të infektuarve janë të prirur që brenda javës të kenë nevojë për trajtim spitalor. Duke testuar sipas standardeve, planifikohen më mirë kapacitetet