Haradinaj tregon pse synon Presidencën në këto momente kritike, flet për marrëdhënien me Biden e dialogun me Serbinë: Dua qëndrueshmërinë e Kosovës!

Saturday, 21 November 2020 19:07

 

Në pjesën e fundit të intervistës në emisionin “Kjo Javë” në News24 me Nisida Tufën, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj tregoi ambiciet e tij politike.

Ai tha arsyet se pse e ka pranuar kandidaturnë e partisë së tij për të qënë President i Kosovës, por edhe për çështje të tjera, që nga marrëdhënia e veçantë që ka me Joe Biden, fituesin e zgjedhjeve në SHBA, tek dialogu me Serbinë e pandemia.

 

 

AAK ju ka nominuar si President të Republikës përse e kërkoni këtë post? Çfarë dëshironi të arrini?

 

Kemi bërë një analizë të gjendjes në vend, edhe me zhvillimet e reja, edhe si përgjigje e kësaj gjendje, me qëllim të ruajtjes së qëndrueshmërisë, është vlerësuar që kandidatura ime e ndihmon ruajtjen e qëndrueshmërinë e Kosovës, edhe e kam pranuar këtë përgjegjësi nga partia. Pra, jam i kandiduar në këtë rast. Jemi në bisedime me parti të tjera politike si e vlerësojnë edhe ato. Mirëpo është një kohë e ndjeshme e vendit, kërkon qëndrueshmëri edhe mendoj se Po, në këtë rast përvoja ime, që kam udhëheq vendin në kohë kritike mendoj që mundem ta ndihmoj vendin në këtë kohë.

 

Sipas kushtetutës Presidenti zgjidhet me 2/3 e votave në Kuvend shumica e qeverisë ku bën pjesë edhe partia juaj nuk i ka këto vota mendoni se do ketë marrëveshje apo do shkohet në zgjedhje?
Është një parti që i ka votat e vetme, ose një koalicion politik, 2/3 janë një kontratë e re që krijohet me këtë rast. Ekziston mundësia që koalicioni ynë qeverisës në këtë rast, LDK-AAK-Nisma-AKR komunitetet, të kemi në partneritet edhe një parti tjetër, në rastin konkret Vetëvendosja, ose PDK. Vetëvendosja nuk ka shpreh ndonjë interesim të paktën nga ajo që dimë, me PDK ka diskutime dhe mund të arrihet edhe marrëveshje rreth kësaj, nëse jo kuptohet shkojmë në zgjedhje. Edhe zgjedhjet janë zgjidhja për shkak se atëherë qytetarët kanë mundësi me vlerësu gjithë procesin, zhvillimet, rolin e secilit edhe kjo do të ishte një zhvillim i mirë.

Në Shqipëri krizat duket se gjejnë zgjidhje me ndërhyrjen e ambasadorëve po në Kosovë?

 

Jo, në Kosovë ka një qëndrueshmëri demokracia është mjaft e respektueshme edhe Kushtetuta. Ja unë kam dhënë dorëheqje dy herë nga qeveria, herën e dytë kanë ndodhur zgjedhjet, zgjedhjet më demokratike, është pranu rezultati me një përqindje shumë të vogël i pari nga i dytë. Ka ra një qeveri është kriju një tjetër, te ne proceset janë të brendshme kryesisht, nuk është se mendimi i ambasadës nuk e ka peshën e vet, por ju siguroj se ata nuk hyjnë për asgjë te ne.

 

Kur ju përmendët që BE-ja duhet të bëjë diçka për Kosovën, nëse ju pyes për Shqipërinë, çfarë duhet të bëjë Shqipëria për Kosovën?

Me e përkrahë Kosovën në axhendën e vet. Kosova e ka një axhendë të vetën, me e përkrahë në këtë axhendën e vet. Përshembull, nëse ne e mendojmë me interes liberalizimin e vizave, le të themi me na ndihmu rreth kësaj me ekspertizë me gjëra të nevojshme. Nëse ka interes njohjen nga pesëshja e BE-së se kjo njohje e ndihmon shumë, ia lehtëson edhe Serbisë me na njoft nesër, atëherë Shqipëria me na ndihmu te këto vende. Ne synojmë kandidaturën në BE, synojmë anëtarësimin në NATO. Këto do të ishin 4 detyrat, që Kosova i ka në interes nëse do ishim në një situatë normale, ne duhet me shku deri në Tiranë, e të themi i kemi këto katër tema e të themi a mundesh me i përfshi me palët tuaja kur je në takim me të tjerët. Atëherë përfaqësuesi i Shqipërisë, thotë më falni një herë po ju flas për 4 temat e Shqipërisë, thotë edhe kam edhe këto 4 tema të Kosovës, a mund t’i negocioj me ju e a mundeni ju me na dhënë një premtim, ndihmë konkrete. Pra, kështu punohet në diplomaci. Po e them disa herë e uroj të më kuptojnë drejt të gjithë, ka një keqkuptim të madh në Kosovë, ne nuk po e dimë vetë ku jemi, unë mendoj Tirana zyrtare nuk po e di se c’ka është Kosova në këtë gjykatë. Ideja që ti po e minimizon gjykatën, është komplet drejtimi i gabuar. E vetmja mënyrë me dalë nga kjo rrugë që ne e kemi votu vetë me votën tonë në parlament, është me e ndihmu këtë gjykatë me e përmbyll këtë mision faqebardhë. Por gjykata e përmbyll një mision edhe kur nuk i gjen njerëzit e fajshëm. Pra nuk është se një gjykatë ose prokuroria e ka mbyll punën mirë, vetëm kur shpall fajtor. E ka shqyrtu me profesionalizëm por nuk ka gjet fajtor. Edhe Shqipëria tani, edhe Kosova sa kthehen me kundër luftë, kanë kalu 4 gjenerata njerëzit, e tani po kujtohen me hetu materialin e parë, që ka qenë vetëm pikënisje, cfarë duan të tregojnë me këtë. Mos harrojmë lënda është në gjykatë tani. Tani është koha me e ndihmu atë gjykatë me gjet të vërtetën, me fakte e të tjera, por jo si mohim e kudërshtim i gjykatës, se ashtu vetëm sa e forcojmë gjykatës, shumë më dyshuese tek ne e Kosova.

Presidenca Biden çfarë do të thotë për Kosovën?

Së pari kam një falënderim për presidencën Trump, për energjinë edhe për kohën që i dha çështjes Kosovë-Serbi edhe pse ndoshta e lidhur me zhvillime të brendshme të tjera, megjithatë administrata e presidentit Trump i dha kohë Kosovës, ngarkoi ambasadorin Grenell, ka disa zhvillime e arritje. Për fat të mirë Presidenti i zgjedhur Biden, është një njohës i mirë i rajonit, i Kosovës. E njoh, kam një miqësi me presidentin Biden, kemi një komunikim të cakuar të rrethanave. Njohim njerëz të përbashkët kemi një marrëdhënie të mirë, besohemi reciprokisht. Ai më ka besuar në tema të caktuara, i kam besuar edhe unë atij, edhe i besoj realisht, në plot tema. Se ma merr mendja një njohës aq i mirë i të vërtetës së Kosovës, do ta ketë parasysh në vazhdimësi gjatë qeverisjes. Ajo që mendoj është që duhet Kosova, të gjejë mënyrë, të mbetet ‘top-prioritet’, pra të mos bjerë si temë.

 

Çfarë mund të tregoni rreth bisedës tuaj me z. Biden?

Kam patur komunikim ndryshe, pjesa e parë ka qenë njohje e komunikim për kohën që kam kaluar, për Kosovën, për zhvillimet këtu, deri në komunikimet miqësore. Ndër njerëzit e parë që kam njoft pas hyrjes në politikë është Biden. Është një njeri me karakter, i afërm me plot njerëz që janë marr me Kosovën. Çështjen e Kosovës e kanë përcjellë disa kongresmenë e senatorë. Në trazirat e marsit ai është interesu për manastirin e Deçanit.

E keni uruar për fitoren z.Biden?

Kam bërë një urim të përgjithshëm, nuk kam jam nxituar për të tjerat, por kam bërë një urim ashtu si më takon. Ne bëjmë kujdes që të respektojmë Amerikën e dy partive dhe vlerat e tyre si edhe vendimet e tyre t’i respektojmë. E dimë se Biden është njohës i mirë i Kosovës, kemi shumë argumente që na kanë lidh në të ardhmen. Ndër njerëzit që i njeh dhe respekton në Kosovë, jam unë.

Si e shihni vijimin e dialogut me Serbinë, Presidentja në detyrë Vjosa Osmani ka kërkuar të ndërpritet…

Ne bëmë një kërkesë pas shpalljes së aktakuzave dhe ndalimit të Presidentit Thaçi, të kryetarit Veseli, ish kryeparlamentarit Krasniqi, të ish kreut të grupit parlamentar të VV Rexhep Selimi, bëmë një kërkesë për një pezullim, që të bëhet një vlerësim i gjendjes e rrethanave e të mundet dialogu me rifillu, në bazë të një analize të caktuar, jo se i frikësohemi dialogut, apo të largohemi sepse kemi bërë shumë sakrifica për dialog. Kosova ka hequr tarifën për reciprocitetin, u afrua me shumë tolerancë në dialog dhe tani nuk është në llogarinë tonë me u largu nga tavolina, se kemi bërë shumë investim për atë tavolinë, pra kemi fal shumë për dialog e nuk duhet me u largu, por tani duhet një pezullim i përkohshëm edhe një analizë e re edhe një riorganizim i dialogut në rrethana të reja.

Në prag të festave kombëtare një urim për Shqipërinë…

Ne jemi shqiptarë çdo ditë, çdo vit edhe për jetë e për mot do të mbetemi shqiptarë. Është diçka që na bën me u krenu e na mban bashkë. Fati ynë është se 28 Nëntori është festë e të gjithë neve që jemi shqiptarë, pa marrë parasysh çfarëdo përkatësie tjetër. Pra, kushdo shqiptar që i thotë bukës bukë, e ujit ujë e ka festën të vetën. I uroj bashkëkombasve festën tonë të përbashkët, me gëzu përjetë e mot shqiptarë. Gjithësesi duhet me u lut edhe uroj që ta kalojmë sa më lehtë pandeminë e pasojat me panDeminë edhe një kujdes ta kemi, të ruajmë shëndetin e atyre që janë më të moshuar.

Sa i takon pandemisë si e shihni situatën, si është një ditë pune e juaja në këtë situatë?

E përcjellim me kujdes, edhe në Kosovë, po mundohemi me e përcjellë edhe në aspektin global për me kuptu trendet pastja për cfarë na pret. Nuk ndryshon shumë për mua dita e punës, e nis me xhin, pastaj me aktivitetet e mia, por nuk guxoj me mbajt takime me numër të madh njerëzish edhe me u grupu, jemi të detyruar me rujt distancën. Kafen e parë e pi me nënën, se jeton me ne, fëmijët shkojnë në shkollë, Anita ka obligimet e veta, është një jetë e zakonshme ajo që na frikëson është një dinamikë e madhe e pacientëve e më pas mundësia për shtruar në spitale, lidhur me këtë kemi edhe dilemën e masave. Unë kam qenë e jam kundër mbylljes totale, ndërprerjes ekonomike.

Duhet ta lejojmë ekonominë, nuk guxoj ta mbyll ekonominë, jam për një ekuilibër me i marr këto masa, por me e leju ekonominë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Nuk ka trëndafil që e zbukuron maskën e zezë që mbani në turinj z. Kryeministër!

Politikë

Nuk ka trëndafil që e zbukuron maskën e zezë që mbani në turinj z. Kryeministër!

Nuk ka trëndafil që e zbukuron maskën e zezë që mbani në turinj z. Kryeministër! ➡️Pak për "pasojat e Tërmetit" dhe krekosjen prej mashtruesash të atyre që e kanë detyrë të...

Mjerimi me emrin RILINDJE

Politikë

Mjerimi me emrin RILINDJE

Nga Arjan Kllomollari:Mjerimi me emrin RILINDJE:Mjerim i ulur kembekryq ne sofren e pabuke te cdo shqiptari.Dhe si nje mik i paftuar, barkderr vazhdon vazhdon te gllaberoje cdo therrime te saj.Mjerim...

Tragjedi në familjen shqiptare, flakët e zjarrit i marrin jetën 16-vjeçarit. Tezja shpëton nipin tjetër dhe mbesën. Prindërit ishin në...

Kronikë

Tragjedi në familjen shqiptare, flakët e zjarrit i marrin jetën 16-vjeçarit. Tezja shpëton nipin tjetër dhe mbesën. Prindërit ishin në...

Tragjedi në një familje shqiptare që jeton në Greqi. Flakët e zjarrit që përfshinë banesën ku jetonte çifti shqiptar me tre fëmijë, i kanë marrë jetën djalit të madh të...