‘Xhahili i Surrelit akuzon mjekët’, Berisha: Lista e vdekjeve është shpallur çdo ditë nga ministria pasi është ‘redaktuar’

Diel, 22 November 2020 12:19

 

Ish Kryeministri Sali Berisha ka reaguar me një postim në faqen e tij në facebook ku akuzon kreun e qeverise Edi Rama që po akuzon mjekët duke u munduar të fshehë manipulim e shifavre të viktimave nga Covid – 19 në spitale.

“Mjekët e spitaleve Covid dhe ata të Institutit të Mjeksisë Ligjore nuk kanë shpallur asnjë ditë të vetme listën e të vdekurve gjatë 24 orëve nga Covid – 19”, shkruan Berisha.

 

“Lista e vdekjeve është shpallur çdo ditë nga ministria pasi është “redaktuar” nga Xhahili i Surrelit”, vijon më poshte ai në shenimin e tij.

Ja postimi i plotë:

 

Xhahili i Surrelit akuzon mjekët!

Ata nuk kanë fshehur asnjë rast vdekje nga covid - 19. Të gjitha i ka fshehur vetë ai.

Miq, i kapur me presh në skandalin e tmerrshëm të fshehjes se 424 vdekjeve spitalore nga covid - 19, Xhahili i Surrelit pas një heshtje dy ditore akuzoi direkt gjoja duke i mbrojtur, mjekët për këtë krim të shëmtuar.

Kështu, ai dje, për të mbrojtur veten, foli me dy ditë vonesë për skandalin e fshehjes së 424 vdekjeve dhe e quajti publikimin e listës së vërtetë të vdekjeve spitalore nga Covid - 19 nga Kryetari i PD Basha: “Si një akt që nxit urrjetje ndaj mjekëve tanë. Mund të nxitë edhe dhunë ndaj mjekëve, si akt turpërues. ”

Në fakt duke akuzuar indirekt mjekët për të mbrojtur menderen e tij, Xhahili i Surrelit pranoi se të gjitha vdekjet i ka fshehur vetëm ai.

Kjo sepse:

1 - Mjekët e spitaleve Covid nuk kanë fshehur asnjë rast vdekje por çdo rast të vdekur nga Covid - 19 e kanë percjellë në morg me këtë diagnoze në kartelën klinike dhe fishen e vdekjes dhe:

2 - Mjekët e sherbimit të Institutit të Mjeksisë ligjore kanë hedhur në rregjistrin e të vdekurve të dërguar nga spitalet Covid në këtë Institut, diagnozen e kartelës klinike dhe fishes së vdekjes që shoqërojnë gjithnjë në morg rastin e dhënë.

3 - Instituti i Mjeksisë Ligjore ka dërguar çdo ditë listën e të vdekurve në drejtorinë e spitalit dhe kjo drejtori e ka percjellur menjëherë tek ndrikull Hajnia dhe kjo e fundit direkt Xhahilit të Surrelit.

4 - Mjekët e spitaleve Covid dhe ata të Institutit të Mjeksisë Ligjore nuk kanë shpallur asnjë ditë të vetme listën e të vdekurve gjatë 24 orëve nga Covid - 19

5 - Lista e vdekjeve është shpallur çdo ditë nga ministria pasi është “redaktuar” nga Xhahili i Surrelit.

Si përfundim, duke shprehur vlerësimin më të lartë për punën vetmohuese të mjekve, dënoj me ashpërsinë më të madhe aktin kriminal të Xhahilit të Surrelit të manipulimit të listave të vdekjeve spitalore nga Covid - 19 dhe fshehjes së 424 raste të vdekur në spitalet Covid nga kjo semundje për të ndërtuar mbi kufomat e tyre suksesin imagjinar të menaxhimit të pandemisë në Shqipëri dhe i bej thirrje OKB të nisë me urgjencë një hetim ndërkombëtar për këtë skandal dhe krim të shëmtuar të Xhahilit të Surrelit. sb

ps: SPAK-u është i yni, ai është garanti i imunitetit të narkoqeverisë për të gjitha llojet e krimeve!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...