Ekspertja Ramasaçi: Ministrja që sulmon mjekët e nuk u siguron jetën

Diel, 22 November 2020 21:38

 

Nga Liliana Ramasaçi

Është e papranueshme që Ministrja e Shëndetësisë të ndajë mjekët në të mirë dhe të këqij, në të pozitës dhe të opozitës, ku të këqijtë janë këta të opozitës, që ngrenë zërin në ndihmë të pacientëve.

Mjekët nuk bëjnë politikë dhe nuk janë të ndarë . Kjo që ju bëni është e pamoralshme, pasi sakrifica e personelit mjekësor ka shkuar deri në humbjen e jetëve.
Shumë mjekë dhe personel shëndetësor janë infektuar në vendin e punës, sepse kjo Ministre dhe qeveria e saj nuk kanë sjellë pajisjet e duhura mbrojtëse, por vazhdojnë me lojën e shëmtuar përçarëse, përmes propagandës apo akuzave të padenja për receta me ëhats app.

 

Mjekët i shërbejnë qytetarit sa herë ai ka nevojë, pavarësisht nëse ndodhet në vendin e punës apo ngrihet nga divani menjëherë për të shkuar atje ku emergjenca shëndetësore e thërret.

Mjekët janë aty duke ndërruar bombulat e oksigjenit në mes të natës për ta mbajtur pacientin në jetë dhe ju bëjnë përsëri thirrje paqësore JU për të kryer detyrën tuaj.

Në vend të përdorimit të mjekëve për luftë politikë, qeveria duhet të pranojë publikisht që mjekët janë të keqpaguar dhe të pambrojtur, pavarësisht se të gjithë janë në vijën e parë të luftës.

Mjeku e ka bluzën e bardhë dhe për të pacienti është i shenjtë.

Ne jemi aty për të gjithë. Çdo ngjyrim është keqdashje politike.

Mjeku është fati më i madh i qytetarëve në këtë kohë, sepse qeveria e tyre i ka lënë jetim.

Propaganda për pushtetin nuk është as ilaç dhe as shpëtim!

Më e pakta që mund të bëjë një ministre shëndetësie dhe një kryeministër normal është t’u thotë të vërtetën, ta pranojë atë. Mjekët kanë nevojë për mbështetje, jo për përçarje dhe keqpërdorim politik në luftën me armikun Covid.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

OFL dhe Saimir Tahiri ‘fut’ në sherr Lalën dhe Lleshajn/ Gazetarja: Të të vijë turp! Duhet të skuqesh para shqiptarëve për këtë që thua – Ministri: Më ke zënë ngushtë se…

Politikë

OFL dhe Saimir Tahiri ‘fut’ në sherr Lalën dhe Lleshajn/ Gazetarja: Të të vijë turp! Duhet të skuqesh para shqiptarëve për këtë që thua – Ministri: Më ke zënë ngushtë se…

Për gazetaren Klodiana lala, OFL nuk e ka përmbushur misionin e saj, atë për të cilën u trumbetua nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, goditja e...

Dy kamberë në një derë

Politikë

Dy kamberë në një derë

  Nga Gert Shella - 03/12/2020 Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar dënoi këtë javë me 6 muaj burg gjyqtarin Luan Daci, anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit...

LSI Durrës denoncon/Zyrat e OSHEE në Durrës në mungesë të pajisjeve bazike si letra dhe printer

Politikë

LSI Durrës denoncon/Zyrat e OSHEE në Durrës në mungesë të pajisjeve bazike si letra dhe printer

Zyrat e OSHEE në Durrës📍në mungesë të pajisjeve bazike si letra dhe printer.Qytetarët në rradhë dhe të indinjuar pasi nuk marrin shërbimin e duhur.Durrësi ka faturat më të larta të...