Presidenti Meta: 25 prilli Referendum për të ardhmen e vendit. Inkurajoj rrëzimin e çdo tiranie!

Tuesday, 01 December 2020 09:05

 

Presidenti Ilir Meta deklaroi mbrëmë në media se detyra e tij kryesore sot për sot janë zgjedhjet e 25 Prillit. Sipas Presidentit zgjedhjet e 25 prillit do jenë referendum për të ardhmen evropiane të vendit, pasi kryeministri aktual nuk do integrim në BE, por dëshiron modele lindore apo euroaziatike.

“Problemi sot i Shqipërisë është 25 prilli dhe Presidenti këtë e ka sot detyrën kryesore. 25 prilli vendos nëse Shqipëria do ecë drejt Europës apo do të bjerë në një greminë pa fund.

 

Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk ka asnjë shans apo mundësi për negociata. Të tjera janë muhabete kot. Kjo qeveri ka bërë çdo gjë për të bllokuar të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Kushtet ishin të qarta.

Ky është referendum. Ose fillohet instalimi i një regjimi despotik, ose do kemi një pjesëmarrje masive të popullit ku do kërkohet ajo që e kemi kërkuar edhe 30 vite më parë.

Çdo shqiptar kudo që është të ngrihet dhe të kuptojë se fuqia e tij është vota e tij. Se vota e tij nuk blihet. Të gjithë të shkojnë të votojnë. Kjo është një gjë që nuk mund të pranohet për popullin tonë. Të shkojnë të votojnë për Shqipërinë në Europë,” tha Meta.

I pyetur nëse po kërkon rrëzimin e qeverisë me këto që thotë, Meta deklaroi: “Unë favorizoj rrëzimin e çdo tiranie”.

Sipas tij, Rama po vendos një tirani që u intereson armiqve të shqiptarëve dhe një grupi oligarkësh të cilët iu duhet një kryeministër i tillë që firmos PPP, koncesione dhe bën ligje në favor të tyre.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...