Sipas anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, Enri Ceno, zyrtar për çështjet e të Drejtave të Njeriut ne seline blu, vendimi i sotëm i Gjykatës së Strasburgut, i hap rrugën pranimit të padive të gjykatësve e prokurorëve të shkarkuar nga vetingu.
Ai shton se KPK-ja e KPA-ja nuk i plotësojnë kushtet e një gjykate normale sipas Gjykatës së Strasburgut ndërsa komisionerët e KPK-së e KPA-së nuk i plotësojnë kushtet magjistratë sipas konventës europiane.
Ceno thekson se dëmi ekonomik që duhet paguar nga taksapaguesit shqiptarë për vendimet e marra nga drejtësia e re do jetë tejet i madh.