Partia Demokratike vijon akuzat ndaj ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, se ka marrë helikopterin ushtarak për të shkuar në mbledhje partie në Dibër.
Në një deklaratë për media, ish-deputetja Albana Vokshi publikoi një video, që sipas saj, jep fakte të reja mbi abuzimin e ministres Xhaçka, ndërsa theksoi se “Datat e udhëtimit me helikopter përkojnë me mbledhjet e PS dhe koncertet në Dibër, ku ka marrë pjesë”.
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ALBANA VOKSHI
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka vazhdon të keqpërdorë pushtetin për të mos dhënë llogari pse ka marrë helikopterin ushtarak për të shkuar në mbledhje partie në Dibër.
Ajo është drejtuese politike e Partisë Socialiste për këtë qark dhe pothuajse çdo fundjavë, ka shkuar në takimet partiake me helikopterin ushtarak.
Olta Xhaçka është përpjekur të fshehë të vërtetën, pa iu përgjigjur asnjëherë pyetjes shumë të thjeshtë: Përse ka shkuar me helikopter ushtarak në mbledhje partie?
Ne kemi publikuar datat, kur drejtuesja politike e Edi Ramës në Dibër ka përdorur helikopterin për të bërë fushattë.
Përmes të tretëve, pa patur kurajo të ballafaqohet me faktet, Olta Xhaçka e ka mohuar këtë shpërdorim flagrant të detyrës dhe abuzimin me paratë publike. Vajtje-ardhjet e saj në Dibër, vetëm për 2 muaj, kushtojnë mbi 100 milionë lekë.
Sot, po publikojmë fakte të tjera, që provojnë se Olta Xhaçka udhëtoi në Dibër me helikopter për punët e partisë.
Përshembull, në 3 tetor, Olta Xhaçka ka shkuar më Dibër me helikopter. Nuk ka patur asnjë stërvitje ushtarake, asgjë që lidhet me funksionin e saj si Ministre e Mbrojtjes.
Llogaria në facebook e Kryetarit të Partisë Socialiste në Dibër e tregon Olta Xhaçkën më 3 tetor në Asamblenë e zgjeruar të Partisë Socialiste në këtë zonë.
Janë edhe shumë raste të tjera.
Në 10 tetor, një tjetër ditë, kur Olta Xhaçka ka përdorur helikopterin, është postuar një takim tjetër me strukturat e Partisë Socialiste.
Kështu vazhdohet për çdo udhëtim me helikopter, takim me gratë socialiste, inspektime për tenderat e bashkive, madje helikopteri është përdorur për të shkuar në koncert me këngë e valle të zonës.
Me të drejtë, qytetarët janë të revoltuar dhe kanë nisur të shprehin përbuzjen e ture në rrjetet sociale. Abuzimi me detyrën i Ministres së Mbrojtjes është flagrant, pasi ajo merr helikopterin për të shkuar në koncert, ndërsa njerëzit nuk kanë para të mbyllin muajin, blejnë blejnë ilaçe me lekë borxh, heqin fëmijët nga shkolla.
Qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë se një qeveri që i tall, i vjedh dhe i ndëshkon. Qytetarët meritojnë një qeveri funksionale që punon për intereson e tyre, për hapjen e vendeve të punës dhe që kujdeset për jetën dhe shëndetin e qytetarëve