Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është takuar sot me ambasadorin e ri të OSBE-së në Tiranë, Vincenzo Del Monaco.
Në një postim në Facebook, Kryemadhi shprehet se me diplomatin e OSBE ka diskutuar për zgjedhjet e 25 prillit dhe sfidat që e presin Shqipërisnë.
“Kënaqësi të prisja sot në takim Ambasadorin Vincenzo Del Monaco, Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri. Shkëmbyem mendime mbi procesin zgjedhor të 25 prillit dhe sfidat e Shqipërisë. Prezenca e OSBE ka një sfidë të madhe përpara, përsa i takon besimit të qytetarëve tek institucioni i zgjedhjeve.
Kjo është një sfidë jo vetëm e prezencës së OSBE këtu, por për të gjithë aktorët politikë dhe sidomos e opozitës shqiptare. Në zgjedhjet e 25 prillit ne presim një nga pjesëmarrjet më të mëdha, për të qenë një referendum për ndryshim cilësor të gjendjes në Shqipëri”,- shkruan Kryemadhi në mesazhin e saj në Facebook