Kastriot Islami/Komisioni i Venecias, i ka konsideruar ndryshimet e bëra në Kodin Zgjedhor dhe Kushtetutë, me arrogancë e kokëfortësi nga Rama

E Enjte, 03 December 2020 08:52

Komisioni i Venecias, i ka konsideruar ndryshimet e bëra në Kodin Zgjedhor dhe Kushtetutë, me arrogancë e kokëfortësi nga Rama:

• të njëanshme;
• të nxituara;
• pa konsultimet e nevojshme;
• përmes një procesi jo-gjithëpërfshirës;
• ndryshime kushtetuese kundër rregullave demokratike;
• mos respektim i stabilitetit te kodit zgjedhor, thelbësor për të përjashtuar çdo dyshim për manipulim të zgjedhjeve;
• ndryshime kunder Kodit te Keshillit te Europes per zgjedhje te lira e te ndershme, qe rekomandon se sa "më afër zgjedhjeve të miratohen ndryshimet në legjislacionin zgjedhor, aq më shumë mund të ndikojnë ato në cilesine dhe rezultatin e zgjedhjeve…"

Kurse duke respektuar sovranitetin e vendit Komisioni i Venecias ka deklaruar se

Permbajtja e ndryshimeve apo me sakte Kushtetueshmeria e ndryshimeve ne Kodin Zgjedhor dhe Kushtetute mund të konfirmohet vetem nga GJK e cila mungon ne Shqiperi…

Login to post comments