Basha viziton bizneset në Lezhë: Vetëm qeveria shqiptare nuk jep ndihmë për ekonominë. Të bëhemi bashkë për të sjellë ndryshimin

E Enjte, 03 December 2020 15:19

 

 

 

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha takoi gjatë ditës së sotme bizneset në Lezhë, me të cilët bisedoi për situatën e vështirë që po kalon vendi sipasojë e krizës shëndetësore dhe ekonomike.

Basha u ndal në disa biznese ku dëgjoi prej sipërmarrësve të vegjël se sa e rëndë është situata social-ekonomike në vend.

 

“Janë të lodhur njerëzit sepse vinë nga ra ky tërmeti, pandemia, kështu që janë të lodhur. Pra, me pak fjalë jetojmë. Domethënë ne si biznes edhe të tjerë, sepse ato dy lekë që i kemi po i ruajmë vetëm për t’u ushqyer”, – thotë pronarja e një marketi të vogël në qendër të qytetit.

Nëpër dyqane pronarët tregojnë vetëm lista, pasi njerëzit nuk kanë lek të blejnë as ushqimet e shportës.
“Jemi të lodhur. Këtë dyqanin e kam me qira. Plus taksat e shtetit që dhe ata duhet më i la, të gjitha bashkë. Edhe klientët që vijnë me ble ato vijnë të shkretët që s’kanë mundësi me ble, i marrin edhe borxh se s’kanë mundësi. I kam me lista. Të gjitha taksat duhet me pagujt edhe qiranë. Me jetu, me ngrënë një cop bukë se asgjë tjetër nuk ka”, – thotë një tjetër sipërmarrëse e një bznesi të vogël.

 

Në një tjetër dyqan kryetari Basha gjen po të njejtën situatë, ku xhiroja ka rënë dhe njerëzit blejnë gjithnjë e më pak.
Lulzim Basha: Sa ka rënë xhiro juaj përshembull? Mund të ma thuash?
Qytetarja: Më shumë se gjysma nga vitet tjera.
Lulzim Basha: Dyqanin e ke me qira?
Qytetarja: Po, po me qira.
Lulzim Basha: Si ja del?
Qytetarja: Po kështu sa të dali. Sa të kalojmë këtë kohën, këtë vështirësinë pastaj presim periudhën tjetër. Varet si do vijë.
Lulzim Basha: Meritoni dhe do keni mbështetje të plotë. Do t’i japim fund kësaj situate ku taksat tuaja dhe lekët tuaja zhduken ne drejtim të paditur, do kthehen tek ju në radhë të parë të familjet në nevojë, në radhë të dytë tek bizneset te sipërmarrja në veçanti te sipërmarrja e vogël.

Nëpër dyqane shitësit ose vetë pronarët më shumë kalojnë ditën se sa shesin ndonjë produket.

“Këtu s’ka punë fare, dihet se qytet është Lezha edhe sa dyqane janë. Lezha një kilometër e gjithë në këmbë është. Gjithë ditën vetëm rrimë kot këtu, presim, presim kot. Këtu diskutohet ushqimi, në fshatin ku rrimë ne, diskutohet ushqimi dhe jo më të blesh rroba. Këtu s’dimë çfarë duhet paguar më parë, a duhet paguar qiraja e dyqanit, taksat apo siguracionet a çfarë të paguash më parë. Shkojnë 500 mijë lekë shkojnë veç shpenzimet”, – thotë një zonjë që në dyqan ka që në mëngjes që ska parë të hyjë asnjë klient.

Në biznesin e rradhës kryetari Basha gjen edhe një vajzë që ka studiuar në Francë, e cila është detyruar të kthehet në Shqipëri pasi mamaja i ka mbetur krejt e vetme.
Marjeta Gjoni: Të paktën për të rinjtë se unë kam pas raste fatkeqësie se s’kisha ndenjur këtu, kam jetu në Francë.
Lulzim Basha: Ku në Francë?
Marjeta Gjoni: Në Bordo.
Lulzim Basha: Po pse u ktheve?
Marjeta Gjoni: Po më vdiq babi, tani mamin e kam vetëm dhe…
Lulzim Basha: U ktheve për të ndejt me nënën? Me dy fakultete?
Marjeta Gjoni: Po, me master shkenca politike.
Lulzim Basha: Është krim për njerëz si ty, për mijëra të rinj si ty që mos të krijojnë mundësi për punësim.

Marjeta Gjoni: Nuk të lejnë më hy brenda jo me të marr në punë, duhet me mbajt radhën pale, se kur të vjen me hy në bashki apo institucion tjetër.
Lulzim Basha: Është krim i madh sepse Shqipëria i ka mundësitë jo këto mundësi po ka nevojë të madhe për njerëz si ty. Për njerëz të shkolluar. Paradoksi është që njerëzit me shkollë rinia për të cilët kemi më shumë nevojë po na largohet. Në fakt me ju do ta ringrejmë vendin se vendi i ka të gjitha mundësitë, Lezha i ka të gjitha mundësitë, gjithë potencialin.

Marjeta Gjoni: Të rinjtë duhet të merren në punë se kur të shkosh diku në një vend pune të kërkojnë eksperiencën e punës, ku ta marrim ne eksperiencën? Në qoftë se dikush edhe sikur prapë të ikë, të marrin edhe sikur pa lekë, të marrin diku të mësosh, ta kesh praktikë pune.

Lulzim Basha: Praktika është shumë e rëndësishme. Në planin tonë 10 mijë të rinj që do mbarojnë shkollën do kenë praktikë të paguar një vit. Se ajo fillon dhe ndërton urën midis universitetit edhe tregut të punës. Dhe po të them edhe njëherë që Shqipërisë mundësitë nuk i mungojnë, as mundësitë financiare.
Marjeta Gjoni: Në fakt unë jam shumë pesimiste në këtë pjesë edhe jam demoralizuar fare.

Lulzim Basha: Po të them që të kesh kurajo, të kesh forcë. Se vendi ka shpresë, ka mundësi vetëm duhet të bëhemi bashkë. Bëhemi bashkë dhe t’ja kthejmë njerëzve atë që është e njerëzve, që sot e marrin një grusht klientësh të qeverisë, duhet t’ja kthejmë rinisë, duhet t’ja kthejmë sipërmarrjes, duhet t’ja kthejmë familjeve. Duhet të krijojmë kushtet për investime, edhe të brendshme edhe të huaja. Siç po bëjnë vendet e tjera të rajonit. Dhe në atë moment do kesh oferta për punë dhe do jesh ti që do zgjedhësh se ku do shkosh, jo të përfundosh me dy fakultete duke pritur këtu për javë të tëra për klientin e parë.

Marjeta Gjoni: Po ka tre-katër ditë që s’ka hyrë kush brenda.
Lulzim Basha: Ma merr mendja.
Marjeta Gjoni: Ju jeni të parët.

Lulzim Basha: Ma merr mendja. Por që të bëhemi bashkë se na duhet edhe kurajo edhe mendja jote edhe bashkëmoshatarëve të tu.
Kryetari demokrat premtoi se qeveria e ardhëshme do ta ndryshojë situatën dhe qytetarët dhe bizneset do të kenë qeverinë në krah.
Lulzim Basha: Janë kohë kur duhet të kishit qeverinë në krah, duhet të kishit shtetin në krah. Jo vetëm nuk është dukur me ju ndihmuar por e kundërta ka vazhduar me gjoba, me taksa duke ja vështirësuar jetën edhe njerëzve edhe biznesit. Është i vetmi shtet në Ballkan që nuk ka një paketë ekonomike për këtë gjendje. Por do ta ndryshojmë.

Për këtë duhet ndihmë, duhet ndihmë nga shteti në radhë të parë për familjet konsumi I të cilave ka rënë në nivelin më të ulët sepse kanë rënë të ardhurat jam me qindra e mijëra njerëz që kanë humbur vendin e punës, ata duhet të ndihmohen siç ndihmohen në vendet e rajonit siç i ndihmon Maqedonia siç i ndihmon Kosova duhet t’i ndihmojë edhe Shqipëria. E dyta, duhet të ndihmoheni ju se e gjitha është cikël. Na duhet një qeveri që të jetë në krahun tuaj, që të ndihmojë edhe biznesin edhe familjet.
Ne kemi propozuar prej Shtatorit që biznesi I vogël të merrte një cek 1000 mijë Euro. Sigurisht nuk do bënte mrekullira por do ju ndihmonte të paktën me disa shpenzime të cilave nuk ja dilni në kohë normale dhe jo më tani. Me rënien e xhiros, qiranë duhet ta paguash, dritat duhet t’i paguash, detyrimet duhet t’i paguash. Minimumi që menduam ishte një cek prej 1 mijë Euro për biznesin e vogël, si dhe një pagesë prej 160 mijë lekësh të vjetra për këdo që ka humbur vendin e punës, për të nxit konsumin. Ka shumë biznese që më thonë kemi një javë që nuk shesim asgjë. Ne e kemi bërë propozimit prej Shtatorit. Për fat të keq këta s’ia kanë vënë veshin por unë ju garantoj që është prioriteti i parë i qeverisë së re. Një qeveri që do ta ketë mendjen sit ë ndihmojë njerëzit, si të ndihmojë ekonominë. Jo tek vetja e vet, – u shpreh Basha

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...