Rama-Gjonaj kthejne nenin 55 te agjitacion propagande.

E Enjte, 03 December 2020 16:28

 

Ministria e Drejtësisë ka publikuar ndryshimet e reja në Kodin Penal që pritet të miratohen në Kuvend. Projekti ka dy nene që merren posaçërisht me shpifje dhe prekin mediat dhe qytetarët që përdorin rrjetet sociale.

Një prej ndryshimeve të propozuara parashikon ashpërsimin e masave për publikimet në median online dhe rrjetet sociale. Në këtë rast ligji nuk prek vetëm mediat, por çdo qytetar që përdor platformat online. Konkretisht, ligji i ri ndalon publikimin e foto apo videomontazheve. Sipas ligjit, kur dikush, qytetar apo media publikon një montazh ndaj një personi pa pëlqimin e tij, dënimi është deri me 1 vit burg.

 

Ky projektligj, nëse do të miratohet nga Kuvendi, është vendosja e censurës në format më të ashpra të saj. Montazhet e fotove, përdoren në masë të madhe në rrjetet sociale nga qytetarët kundër personazheve politikë apo drejtuesve të institucioneve. Me këtë ligj, qeveria vendos censurën ndaj kujtdo zëri publik që kritikon, ironizon apo tallë zyrtarët e drejtues politikë.

Projekti i Rilindjes shkon edhe përtej ligjit të medias. Vetëm me anë të një neni, PS vendos nën kontroll mediat, por dhe këdo qytetar që mund të përdor imazhe të njerëzve publikë në adresat e tij personale.

Drafti i Ministrisë së Drejtësisë për Kodin Penal kriminalizon shpifjen në rrjetet sociale dhe për mediat. Konkretisht, sipas projektit të Ministrisë thuhet se kur atakohen personat publikë apo zyrtarët shtetrorë gjoba që parashikohet në këtë rast është nga 50 deri në 150 mijë lekë të reja. Për median kjo gjobë është dyfish.

“Përhapja e qëllimshme e deklaratave rreth një fakti specifik të rremë dhe ofendues ndaj personit si dhe/apo çdo informacioni tjetër të rreme, që cenojnë nderin dhe reputacionin e personit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijëderi në një milion e pesëqind mijë lekë dhe dënimin plotësues të përgenjeshtrimit dhe faljen publike ndaj viktimës”,– thuhet në pikën 1 të nenit 227.

Ndërkohë në rastet e medias, veç gazetarit, përgjegjësia ligjore përfshin edhe drejtuesit e medias. “Kur vepra penale e shpifjes është kryer me anë të shtypit, përgjegjësia shtrihet edhe për drejtorin administrues ose, sipas rastit, zv/drejtorin, botuesin dhe printuesin ne rastet e dijenisë së tyre rreth faktit penal. Dënimi penal shoqërohet edhe me dënimin plotësues të përgënjeshtrimit të deklaratës/faktit/informacionit të rremë me të njëjtën mënyrë dhe me të njëjtin mjet sikundër është realizuar përhapja e tij, dhe detyrimin e publikimit të vendimit gjyqësor penal nëpërmjet medias apo në komunitet”,- thuhet në draftin e përgatitur nga PS.

Diktaturë të tillë ndaj medias dhe ndaj qytetarëve në rrjetet sociale nuk ka vendosur as presidenti bjellorus që njihet si diktator.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...